Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se në rast se ekipi kuqezi triumfon në Euro 2016 atyre u mbetet vetëm të japin jetën për skuadrën.
Kryeministri i Shqipërisë iu përgjigj një pyetje gjatë emisionit Procesi Sportiv në Top Channel duke thënë se vetëm jeta është shpërblimi që mbetet për t’u dhënë në rast të një triumfi të madh në Francë, më 2016.
“Po fituam Euron na mbetet vetëm të japim jetën për këta djem. Futbollistët në Evropian do të shkojnë me lumturinë e njerëzve që u kanë dhuruar dhe shpresoj të mos kenë presion nga askush”, u shpreh Rama.