• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rama IV, iluzion i bukur në kohë të këqija!

by Ben Andoni
06/09/2025 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në këto kohë të këqija, të cilat lidhen me papritshmëritë e zhvillimeve ndërkombëtare dhe sidomos humbjen ngado të parimeve morale, mëtimet për qeverisje ndryshe të Shqipërisë ngjajnë thjesht si një iluzion i bukur. Dhe, të tilla, kemi shumë qysh prej fillimit të ekzistencës së shtetit shqiptar. Tashmë jemi të mësuar dhe e dimë se do t’i përsërisim. Tek e fundit është fenomen i njohur, Hegeli e shtrinte logjikën e historisë mbi kohët, kur shkruante: Historia na mëson se njeriu nuk mëson asgjë nga historia.

Kështu po ndodh sërish tashmë. Pak ditë para shpalljes së qeverisë Rama IV kanë filluar parashikimet për emrat, konfigurimin dhe idetë e kryeministrit më jetëgjatë të periudhës së demokracisë. Vetë kryeministri në një intervistë të ditëve të fundit dhe enkas për këtë temë do të shpaloste drejtimet e qeverisjes së tij, duke lënë publikun në gjendje suspanse për emrat e vartësve të vet dhe duke na treguar në formë vizionare synimet. Në tre mandate, megjithë arritjet e vendit dhe sloganet e tij të dikurshme, fillimisht për Drejtësinë e re, pastaj për timon e tepsi, integrimin në BE së fundi, Shqipëria ka parë se mirëqenia ka mbetur larg mëtimeve zhurmëmëdha, kurse shqiptari i thjeshtë dhe i mesëm do të largohet. Në ag të mandatit të tretë, kur kryeministri gëzonte fitoren, fliste për plane strategjike dhe investime të mëdha, duke i çuar militantët e tij në një gjendje ekstaze. Në realitet, vërtet janë rikonceptuar aeroportet e Kukësit dhe Vlorës, por ato nuk janë funksionale. Portet janë ato që janë me problematikat e tyre, kurse infrastruktura lëngon. Megjithatë, në intervistën e fundit Rama këmbënguli për turizmin, sektor që tashmë sheh rritje të numrave por nga ana tjetër një mal me probleme që duan brez tjetër të ndreqen: Çmimet, shërbimet, hoteleritë, trashëgimia kulturore, infrastruktura, makutëria ta kërcasin përballë dhe të kthjellojnë se në post demokraci, shpesh mbushesh me lugë të zbrazët.

Industria ushtarake është një risi për vendin dhe kjo tashmë ka përfshirë të gjithë rajonin, ku serbët nuk ndalen dhe po kapin nivele të frikshme. Por Shqipëria po angazhohet sipas mënyrës së saj dhe po bën mirë. Paradoksalisht, deri pak vite më parë e shkatërruam pa asnjë plan dhe me një miopi të frikshme thjesht për të qenë korrekt me udhëzime burokratësh të huaj e vendas pa vizion dhe për të qenë korrekt  me konjuktura pa sens.

Dhe, më mëtuesja nga premtimet e Ramës ka qenë përdorimi i inteligjencës artificiale për punën e administratës, që shikohet si mjet i sistemit të ardhshëm të prokurimit. Prej ditësh ky është bërë lajm ndërkombëtar, duke i besuar algoritmit atë që “Homo Albanicus” e ka bërë copë tani: Transparencën dhe panginjen në korrupsion. A mund t’i besosh një teknologjie, ende të pamaturuar, besueshmërinë e një shteti?! Këtë vetëm Rama e di, sepse vartësit e tij thjesht ngrenë supet për çdo gjë.

Ndërkohë Rama harron ose bën sikur harron mënyrën sesi u fut në pushtetin lokal dhe ku pa lapërdhinë e drejtuesve që ulnin kokën të zënë në faj. Të japësh dorëheqjen në grup, siç bënë ata, këtë mund t’ia kesh zili vetëm Koresë së Veriut. Ashtu, si mund të flitet shumë për shërbimet ndaj shqiptarëve, ku Reforma Territoriale, tashmë po tregon se është krejt e dështuar dhe e pamundur t’u shërbejë qytetarëve. Paaftësia e njerëzve të bashkive dhe bindja e tyre e verbër nga urdhrit të kryeministrit e tregoi më së miri këtë. Si për ironi, pushteti lokal duhet të jetë i pavarur.

Akoma më keq qytetari trishtohet sepse kur flitet për inteligjencë artificiale, duhet të fiksosh në kokë, reformimin e Arsimit që ka mbetur, kurse për kërkimin shkencor jepen thërrime. Ndërkohë që në të gjithë ritiradën e bukur të Ramës, nuk u tha sesi do të frenohet ikja e shqiptarëve dhe çfarë do bëhet me shpresën. Të marra sëbashku, si argumente, paçka se lamë pa përmendur Bujqësinë, Shëndetësinë etj., të bëjnë të kuptosh se mandati IV do jetë i stërmbushur me grafikë por asfare me përmbajtje.

Të dhënat e fundit nga Eurostat janë shqetësuese. Shqipëria mban vendin e parë në Europë për përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie dhe përjashtimin e thellë social. Në vitin 2023, rreth 42% e popullsisë shqiptare, mbi 1 milion qytetarë jetonin në kushte të varfërisë së rëndë, të paaftë për të përballuar të paktën 7 nga 13 tregues të privimit ekonomik dhe social, si pagesat e qirasë apo kredive, pushimet minimale vjetore, ushqimi bazë, ngrohja, ose ndërrimin e mobilieve të vjetra (Altax, 2025).

Por shifrat nuk tregojnë shpesh realitetin dhe nuk mund të llogarisin se kryeministri Rama është një nga liderët më me fat të vendit. Nëse Shqipëria, sipas asaj që mëtoi përfaqësuesja e lartë Kos në BLED, do të jetë në Evropë, Rama do të kujtohet si burrë shteti (!), paçka se një pjesë e madhe e shqiptarëve u varfëruan dhe shumë të tjetër e braktisën vendin.

Veccse në një kohë kur Amerika e Donald Trump sfidon dhe përqesh këdo (më së shumti vetë amerikanët), ku demokracia amerikane është në nivelet më të ulëta; kurse Rusia e Putinit, tashmë pa maskë qysh më 24 shkurt 2022, e snobon me cinizëm Evropën si një fuqi e madhe ushtarake, bërthamore dhe energjetike, duhet të jemi të vetëdijshëm se Rama IV është dhe mbetet një iluzion i bukur në kohë të këqija! (Javanews)

Next Post
A do të jetë PD në Parlamentin e ri? Boçi: Ka dy qëndrime brenda partisë, nëse futemi në Kuvend do të…

A do të jetë PD në Parlamentin e ri? Boçi: Ka dy qëndrime brenda partisë, nëse futemi në Kuvend do të…

Comments 1

  1. Builder says:
    4 months ago

    Në esencë, do të jetë “koalicion” qeverisës pozitë – opozitë me kryeminister Edi Ramën. Vitin e parë, ndersa pothuaj i gjithë kabineti, do të jenë pëdëista ose ishpëdëista të flakur nga Sali Berisha, duke bërë një qeverisje konglomerat.
    Ky është një eksperiment made in Albania.
    Njesoj si komunizmi shqiptar që “ecte në shtigje të panjohura”.
    Mendoj që do të jetë theqafje emadhe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e shiut dhe era e fortë, ARRSH ndërhyn për të liruar akset rrugore (Foto)

Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë drejtuesin

December 22, 2025
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Shoqata e Gjyqtarëve rezolutë KLGJ-së: 1100 dosje për gjyqtar, mungesë sigurie dhe mbingarkesë e paprecedentë

December 22, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Meta nga burgu: Të gjithë në këmbë për t’ua rikthyer Shqipërinë, shqiptarëve

December 22, 2025
Del momenti kur vritet fëmija palestinez, Izraeli vijon pushtimin e bregut perëndimor: 19 vendbanime të reja

Del momenti kur vritet fëmija palestinez, Izraeli vijon pushtimin e bregut perëndimor: 19 vendbanime të reja

December 22, 2025
Aksident i rëndë në Maliq, makina përmbyset në kanal, detajet e para nga Policia

Aksident në Fier/ Benz-i përfundon në kanal, plagoset një grua

December 22, 2025
Zyrtarët ushtarakë të Kievit: Ukraina goditi terminalin e naftës në bregdetin rus

Zyrtarët ushtarakë të Kievit: Ukraina goditi terminalin e naftës në bregdetin rus

December 22, 2025
Policia dhe RENEA ‘rrethojnë’ Kryeministrinë! Lapaj i hap vend Berishës, largohet nga bulevardi

Policia dhe RENEA ‘rrethojnë’ Kryeministrinë! Lapaj i hap vend Berishës, largohet nga bulevardi

December 22, 2025
Greqia veto ndaj Shqipërisë? Reagon Qeveria: Rama dhe delegacioni do të kthehen krenarë nga Brukseli

Nga 300 apartamentet, te jahtet me shumicë: Anatomia e një trillimi politik

December 22, 2025
Zona e Madhe, që synon të bëhet një qendër globale për inovacionin teknologjik

Zona e Madhe, që synon të bëhet një qendër globale për inovacionin teknologjik

December 22, 2025
VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In