Në aktivitetin e organizuar në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama ironizoi edhe kreun e Partisë Demokratike dhe njëherësh kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Sipas Ramës, në të gjitha postet që ka mbajtur Basha do të mbahet mend se në të gjitha rastet ka ikur në drejtim të paditur për shkak të skandaleve që e kanë përndjekur.
“Kur ishte ministër i Transportit, Lulzim Bashës i ikën në drejtim të paditur mbi 200 mln euro kur ndërtohej Rruga e Kombit; kur ishte ministër i Jashtëm i ikën në drejtim të paditur qindra km katrorë det i Shqipërisë; kur ishte ministër i Brendshëm mbahet mend se ka 4 të vrarë në kurriz; ndërsa si kryetar bashkie nuk mund t’i numërojmë gjë, se nuk ka bërë asgjë në vite”, tha Rama.









