• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama sherr me zyrtarin e PD: Më kujton Ludovikun vija në mes e flokëve e xhaketa me kuadrata

by Java News
27/11/2018 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama nëpërmjet një lidhjeje telefonike nga Kosova u përfshi në një debat në studion e emisionit “Open”.

Rama pati një përplasje verbale me Tomorr Alizotin.

Pjesë nga debati:

Alizoti: Lideri botëror u konsultua me Kosovën për taksën e Rrugës së Kombit?

Rama: Më tërheq vazhdimisht vështrimin dhe nuk e shmang dot komentin, vija në mes e flokëve dhe ajo xhaketa me kuadrata më kujton si ai Ludoviku te ai filmi, që i thotë ai: “Eh mos Ludovik, gëlltit një lugë çorbe të prishur dhe e vjell gjithë jetën”.

Alizoti: Jo nuk i kam parë filmat e komunizmit unë, Edi jo, s’i kam pa unë, kam qenë në internim. Nuk jam çuni i Kristaqit unë Edi, jo këto gjëra me mua. Kam qenë në internim Edi. Filmat e Ludovikut i ke parë ti, se i ke xhiru ti. Jo unë. Stop, Stop!

Rama: Aj, Aj Aj…

Alizoti: Jo me mua këto gjëra.

Rama: Aj, Aj Aj…

Alizoti: Kur ti bërtisshe “Partia e Enverit!” unë isha në internim. Jo këto filma me mu. Bëja PS-së, Partisë së Punës. Ti je Ludoviku. Robert Çumçakizi je ti. Jo mu plako, jo mu k’to. Kujdes me këto gjona. Ke rënë te PD-ja urtë ti, po hajde.

Rama: Qetësoje Ludovikun të lutem, qetësoje, se nuk dëgjoj.

Alizoti: Edmond, lider botëror, të keqen, amon.

Rama: Ludovik të lutem, se nuk dëgjoj, të lutem.

Alizoti: Edmond shpirt, aman. O karagjoz je bo kryeminstër.

Rama: Eni, të lutem nuk jam unë që duhet të këshilloj po mendoj se duhet vendosur një kufi etik aty në atë studio dhe duhet ndarë një vijë midis shqipes një Nolit, shqipes së Konicës, shqipes së mësuesve të mi edhe një shqiponje që vjen nga Unaza e Re në studion tuaj.

Alizoti: Konica ka qenë djali i tezes së gjyshes time, ti ke qenë nipi i Spiro Kolekës. Ai është kryeministri i vendi, është burrë shteti, duhet të sillet si burrë shteti, ose të ikim ta lëmë bisedën. Unë kam pasur një farë respekti, po s’e dija në këtë nivel.

Next Post
Negociatat, Hahn: Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformave

Negociatat, Hahn: Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In