Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme pas publikimit të rrëfimit të “Dëshmitarit X”, tashmë i identifikuar si Albert Veliu.
“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…” – shkruan ai në Facebook.
Ditën e sotme, dëshmia e Albert Veliut nga selia e Partisë Demokratike ngjalli kontradikta dhe hodhi hije dyshimi mbi vërtetësinë e fjalëve të tij.
Më herët, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, e cilësoi situatën e krijuar si një skenar mafioz që udhëhiqet nga Lulzim Basha. /b.d