• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Integrimi, interes kombëtar. Tusk: Ju dua në BE, procesi garë me pengesa

by A R
24/04/2018 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ndodhet sot në Tiranë ku po takohet me zyrtarët e vendit.

Pas takimit në kryeministri, presidenti i KE dhe Rama mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

“

Në emër të të gjithëve pa dallim, sepse pa dallim është bindja europiane e shqiptarëve ta falenderoj Presidentin e Këshillit Europian dhe me plot gojën një mik i shtrenjtë i shqiptarëve, i Shqipërisë dhe i imi personalisht për këtë vizitë në kohën e duhur kur Shqipëria ka marrë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave dhe siç i thashe edhe presidentit që të gjithë shqiptaret presin të vazhdojmë me këtë rrugë dhe të kemi mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare për këtë rekomandim.

Ne rekomandimin e shikojmë jo si pikëmbërritje por si përfundimin e një faze dhe çeljen e një faze të re në rrugën drejt BE.

Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat dhe vështirësitë që na presin në këtë proces ashtu sikundër kemi bindjen se këto sfida janë të kapërcyeshme vetëm nëpërmjet këtij procesi.

Dua ta falenderoj presidentin sepse i përket asaj shkolle të besimit tek Europa dhe atyre përfaqësuesve të denje të etërve themelues të BE dhe si i tillë i përket atij rrethi miqsh që vazhdimisht e kanë inkurajuar dhe kanë mbështetur procesin e transformimit të Shqipërisë.

Është një proces që kërkon sakrifica durim të madhe dhe kohë, por që është një proces ku ne jemi përfshirë jo se na i kërkojnë të tjerët por sepse na i kërkon interesi ynë.

Me Presidentin që është një njohës i mirë i rajonit folëm edhe për procesin e thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe nënvizova se ky proces transformues për rajonin është i lidhur me perspektivën europiane të rajonit.

U ndalëm edhe tek reforma në drejtësi dhe rezultatet e vettingut, si edhe diskutuam për ecurinë e kësaj reforme dhe gjithë reformave të tjera.

Presidenti ka qenë inkurajues i vendosur i Shqipërisë. Me shpresën që pas disa muajve të pa zakonshëm pa diellë ku gati gati na u duk se jetonim në Londër arritëm me sukses ta presëm me një diellë që shkëlqen në lartësinë e famës së dritës në vendin tonë. Jam i bindur se dielli i Shqipërisë do t’ia lehtësojë peshën e grisë së Brukselit prej nga ai sapo ka ardhur.“, deklaroi Rama.

Ndërkohë presidenti i KE Donald Tusk deklaroi se integrimi i Shqipërisë dhe rajonit është i rëndësishëm për unionin. Por ai theksoi se vendi ka para mjaft sfida në drejtim të shtetit të së drejtës dhe luftës antikorrupsion. Ai tha se “do të jetë sfidë që të binden të gjitha shtetet anëtare të BE, jam i vetëdijshëm që ky proces do i ngjajë një gare me pengesa se sa një autostrade, por BE dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin së bashku”.

“Më lini ta nis duke përgëzuar rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për bisedim. Negociatat për anëtarësim me BE nuk janë të lehta, por mund t’ju them se ato ja vlejnë çdo përpjekje. Kur vendi im nisi biseidme të ngjashme rreth 20 vite më parë, e dinim se shumçka duhet të ndryshonte në Poloni. Dhe është ëndrra ime që Shqipëria të ndjekë të njëjtin rrugëtim si në BE si vendi im. Me historinë tuaj krenare me Skënderbeu, nuk kam asnjë dyshim se ju do ta bëni këtë. Është gjithashtu në interesin e BE se Shqipëria dhe gjithë Ballkani të integrohet në BE. Nuk do të ndodhë brenda natës. Do të ketë shumë sfida. Ajo çfarë keni bërë është e mjaftueshme për të çelur bisedimet për anëtarësim. Një tjetër sfidë do të jetë që të binden të gjithë shtetet anëtare në Qershor. Ky proces do t’i ngjajë më shumë një gare me pengesa se sa një autostrade”, deklaroi Tusk.

Vizita e Tusk në Shqipëri është në kuadrin e një turi treditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Next Post
Donald Tusk: Jeni më europianë ju këtu, se disa në BE

Donald Tusk: Jeni më europianë ju këtu, se disa në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

January 18, 2026
“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

January 18, 2026
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Ulja e numrit të deputetëve në Kuvend/ Analisti: E drejtë, nuk kemi nivel ligjvënësish për senat

January 18, 2026
Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

Rusia sulmon rëndë disa rajone të Ukrainës! Disa të vrarë e të plagosur, bllokadë energjetike

January 18, 2026
Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

January 18, 2026
U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

January 18, 2026
“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

January 18, 2026
Matura Shtetërore 2025/ Mes kritikave dhe propozimeve për ndryshim, ekspertët ndajnë qëndrimet

Ndryshime në kurrikulat shkollore, Gjuha Shqipe e Qytetaria, dy nga tekstet që do të preken më shumë në arsimin parauniversitar

January 18, 2026
Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

January 18, 2026
Transmisioni i eskavatorit e godet në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari në Mirditë

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In