Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë inspektuar dy rrugët e sapopërfunduara, që lidhin qytetin e Peshkopisë me fshatin Rabdisht, ndër 100 fshatrat e programit të posaçëm të turizmit rural dhe 3 fshatra të tjera.
Kjo zonë njihet si prodhuese e patates dhe me natyrën e mrekullueshme për turizmin e llixhave, të cilin do ta fuqizojmë me një plan investimesh publike dhe private.
Gjatë inspektimit, Rama e konsideroi një parajsë, në të cilën numri i bujtinave që po rritet e tregon dhe më shumë.
Ai theksoi se nëse në të shkuarën kishte shumë vështirësi për operatorët, tashmë gjithçka ka ndryshuar.
“Parajsë komplet. Unë e kam problem estetikën dhe numri i bujtinave që rritet e tregon këtë. Janë operatorë që bëjnë atë punë, deri dje ishte e pamundur që të sillje operatorin se humbte rrugën, tani Tirana është afër. Gjithçka do të marri një tjetër energji”, tha ndër të tjera Rama.
/f.s