• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nisin punimet në “Loro Boriçi”, Rama: Këtu do presim serbët

by
03/05/2015 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër, ku së bashku me kreun e Kuvendit, Ilir Meta do të prezantojnë zyrtarisht kandidaten e maxhorancës për këtë bashki, Keti Bazhdarin.

Fillimisht kryeministri Rama është ndalur në stadiumin “Loro Boriçi” ku ka inauguruar nisjen e punimeve.

E pranishme ka qenë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla si dhe Presidenti i FSHF Armando Duka.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama deklaroi se qeveria ka bërë hapa përpara për rilindjen e sportit, ndërsa shtoi se me këtë investim, Shkodra do të ketë shumë përfitime.

Shefi i qeverisë theksoi se punimet do të mbarojnë në kohë, në mënyrë që ndesha e kthimit me Serbinë të luhet në shtëpinë tjetër të kombëtares kuqezi.

“Hapa përpara për rilindjen e sportit. Qeveria jonë shumë e vendosur të bëjë për sportin aq sa nuk është bërë në 20 vite të marra së bashku. I dhamë Elbasanit një stadium të standardeve ndërkombëtare. Ëndërroj që në këtë stadium shkodranët të vijnë me familjen. E bukura është mjeti efikas edhe kundër dhunës. Nga ana tjetër stadiumet janë ekonomi direkte dhe indirekte. Ne jemi të bindur që ky stadium do ti sjellë Shkodrës shumë më shumë. Boll të pyesni se sa të ardhura ka pasur Elbasani si qytet nga dy ndeshje të kombëtares. Jam i lumtur që arritëm të bindnim një nga arkitektët më inovativë, arkitekt australian që jeton në Gjermani, që të drejtonte projektin. Jemi të bindur se do të sjellë për Shkodrën një vepër arkitektonike. Objektivi është ta realizojmë në kohë. Koha është e shkurtër dhe unë dua që të punojmë fort. Në stadium do të jetë edhe muzeu i Vllaznisë për ta që sot se dinë kush është Loro Boriçi e pyesin në Facebook për këtë. Futbolli shqiptar e ka origjinën në Shkodër. Atë që nuk bëmë dot si shtet në 20 vite për sportin do ta bëjmë së bashku me realizimin e këtyre projekteve. Në respekt të atyre që i kanë dhënë emrin që ka Vllaznisë duhet ti rikthejmë emrin.” tha Rama

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Shantazhoi djalin e Meksit, 2 vite burg autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

March 6, 2026
Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

March 6, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Afati deri më 31 mars/ Nga përllogaritja te rimbursimi, ekspertja zbërthen DIVA-n: Si mund të përfitojnë prindërit

March 6, 2026
Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

March 6, 2026
Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

March 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

“Të ndryshohet mentaliteti në PD”. Jorida Tabaku: Të rinjtë të mos kenë frikë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In