“Nuk mund të fshihet pas një grupi ekspertësh. Ekspertët e vërtetë kanë folur. Kanë kërkuar rritjen e testimeve, rritjen e kapaciteteve spitalore, kanë kërkuar rimbursimin e paketës së ilaçeve njësoj si ne. Këta janë ekspertët e vërtetë, të tjerët janë një fasadë”.
Pas kësaj deklarate të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale me emrat e ekspertëve që japin këshilla për të menaxhuar pandeminë.
“Kush janë ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid19 dhe udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme kundër Armikut të Padukshëm”-shkruan Rama në facebook, duke publikuar videon më poshtë: