• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i tradhëtuar nga të vetët apo nervat që tradhëtojnë në epilog

by Lorenc Vangjeli
28/05/2016 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë ripërsëritja identike e një skene të ndodhur pak më shumë se një muaj më parë. Deputeti Sali Berisha, ish-kryetar i PD-së përjashtohet nga punimet e parlamentit për një periudhë dhjetë ditore. Bashkë me të, bojkoton apo për të përdorur një fjalë më të butë, vetëpezullohet po për kaq ditë edhe grupi parlamentar i PD-së. Si rrjedhojë, qëndron pezull edhe çdo proces tjetër politik që kërkon bashkëveprim, bashkëpunim apo bashkëvotim të shumicës me pakicën politike në vend.

Duke nisur me reformën në drejtësi.

Reforma në drejtësi është nevoja më urgjente në kohë e kësaj kohe, për të cilën ka shumë pak kohë në dispozicion që të miratohet.

Një reformë, të cilën kryeministri Rama, përkundër gjuhës së tij të zakonshme, i është lutur në mënyrë të pazakontë PD-së që të mos tërhiqet nga procesi.

Bëhet fjalë po për të njëjtën reformë urgjente e cila duhej të ishte miratuar dje, siç ka përsëritur e përsëritur Ilir Meta, bashkëqeverisësi në maxhorancë.

Por në dhjetë ditët e ardhshme edhe fryma për fatin e reformës, edhe vetë reforma do të qëndrojë pezull: së paku në pjesën që ka të bëjë me bashkëveprimin, bashkëpunimin e bashkëvotimin e mundshëm të pozitës me opoztën. Sepse opozita nuk është. Sido që ta shohësh dhe nga cilado anë ta shohësh, ky është përfundimi logjik i asaj që ka ndodhur duke u nisur nga e enjtja. Ora që numëron ditët për afatin e nevojshëm për miratimin e reformës u kurdis mbrapsht edhe për dhjetë ditë të tjera.

Në kushte normale, shkaku pse ndodhi një gjë e tillë, fjalimi i errët i zotit Berisha dhe fjalori i të njëjtës ngjyrë që ai përdor zakonisht në Kuvend, do të ishte anormal. Të enjten Doktori nuk tha gjë më shumë apo më rëndë se në të tjera fjalime që ai ka mbajtur pafund e pambarim në këto tre vjet me kostumin e deputetit dhe me CV-në e deputetit më aktiv të parlamentit. Me një logjikë puritane, të themi, me etikë të standartit minimal evropian, ai duhej të përjashtohej mbas çdo fjalimi që mban në Parlament. Si në rastet kur flet për zogjtë shtegëtarë, si kur flet për pasardhësin e tij që është ulur në karrigen që mbajti tetë vjet me rradhë. Por me standartin e zakonshëm shqiptar dhe për hir të hallit të madh shqiptar që po qahet për muaj të tërë bashkë me miqtë e huaj, amerikanë e evropianë – reformën në drejtësi – ndoshta do të duhej një reagim i ndryshëm ndaj tij. Dhe bashkë me të, për rrjedhojë, edhe me gjithë partinë demokratike dhe opozitën në tërësi, do të duhej një reagim tjetër. Me nerva të përmbajtura. Me dhëmbë të shtrënguar. Madje, madje, edhe me magjinë që bën nevoja, e cila shndërron në dajë të dashur edhe derrin e urryer. Në Evropë, me gjasë, një akt i tillë quhet realpolitikë.

Në një sherr politik, zakonisht faji është i më të fortit. Edhe kur më i forti – në numra – nuk ka pikën e fajit, ai është fajtor nëse situata politike tensionohet në ekstrem. Qeverisjes i intereson qetësia që të qeverisë. Opozita lutet për rrëmujë që të mos lejojë qeverisje “normale”. Edhe në rastin kur opozita si në anekdodën e vjetër me Nastradin lëshon brezin përdhe dhe lutet që t’ja shkelin për të kërkuar pastaj llogari se pse i shkelën brezin.

PS ra sërish në kurthin e brezit të shkelur dhe të nervave të lodhura. Duke përjashtuar Berishën dhe PD-në ajo riktheu dhe njëherë tensionet e panevojshme në politikë, që e bëjnë edhe më të paqartë votimin për reformën në drejtësi.

Në mes të javës, duke ftuar gjithë xhentilesë Bashën në takim në rrugën e ish-Bllokut që bashkon kryeministrinë me godinën e kryesisë së Kuvendit, Rama realizon një akt të fortë të realpolitikës. Por duke nisur me këtë të enjte e më pas, kur lejoi që nga selia e PS-së Berisha i përjashtuar të jetë “…kryetari i SHQUP” dhe Basha, i ftuari i tij, të jetë “…kukulla e Berishës”, bëri që akti i tij të marrë vlerën e zeros po në realpolitikë. Pavarësisht shkakut, pasoja është e vetmja gjë e dukshme që dëmton shqiptarët. Që dëmton shumicën dërmuese të tyre, të masës mbi 90 për qind, të cilët janë “…të pakënaqur me gjendjen e sistemit të drejtësisë” dhe për rrjedhojë, duan një reformë serioze në drejtësi. Dhe kjo është partia më e madhe në vend, e ndarë në mes partive kryesore në vend dhe në partinë e indiferentëve që nuk duan asnjë nga partitë tradicionale të vendit.

Vota abstenim e Ilir Metës në procesin e paracaktuar të përjashtimit të Berishës nga punimet e Kuvendit shërbeu të premten vetëm për të kujtuar të njëjtin detaj që harrohet rregullisht në Tiranë: realpolitikën. Atë tërësi aktesh, sjelljesh e qëndrimesh që dikur latinët e vjetër e shprehnin në formën e një këshille që pakkush e njeh në Tiranën e mbushur me plot amatorë të zellshëm politikë: Edhe armikun më të egër mos e rretho kurrë nga të katër anët. Leri të paktën një shteg që të shpëtojë! Nesër, ai do ta bëjë të njëjtën gjë me ty. Si pasojë dhe jo si shkak, kësaj here, Rama në mos nga vetja, u tradhëtua nga miqtë e tij më të afërt në PS. Dhe viktimë, si zakonisht në këto kohët e fundit, është sërish reforma në drejtësi që duhet të ishte miratuar dje.

Next Post

Lista e gjatë e këngëtarëve shqiptare që janë “single”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

December 31, 2025
Eksperti bën përllogaritjet: Ja sa para i duhen një familje për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

Eksperti bën përllogaritjet: Ja sa para i duhen një familje për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

December 31, 2025
Rusia sulmon Odesën me dronë, katër të plagosur përfshirë tre fëmijë

Rusia sulmon Odesën me dronë, katër të plagosur përfshirë tre fëmijë

December 31, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Albin ‘Baba’ fitoi, e dinë në Kosovë se kujt i thonë ‘babë’ shqiptarët?!

December 31, 2025
Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

December 31, 2025
Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

December 31, 2025
VIDEO-Mbërrin 2026-a në Australi, spektakël fishekzjarresh në Sydney

VIDEO-Mbërrin 2026-a në Australi, spektakël fishekzjarresh në Sydney

December 31, 2025
VIDEO- Urimi i ministres Spiropali: 2025-a, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE! 2026-ta, me nivel të lartë ambicieje

VIDEO- Urimi i ministres Spiropali: 2025-a, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE! 2026-ta, me nivel të lartë ambicieje

December 31, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Një vit i mallkuar për t’u harruar

December 31, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Auckland vs. Tirana

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com