Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për lirimin e Lulzim Berishës nga foltorja e Kuvendit. Ndonëse PD i kërkoi sot Ramës shkarkimin e Vangjush Dakos nga detyra e Krytarit të Bashkisë së Durrësit, për faktin se ka mbështetur kërkesën për lirimin e Lul Berishës, kreu i Qeverisë thotë se përgjegjës për këtë është vetë opozita. Kjo, sipas kryeministrit, për faktin se PD ka bllokuar ligjin e Vettingut, i cili do të mundësonte pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.
“Vendet anëtare mbështetin vijimin e negociatave për anëtarësim me vetëdijen se Shqipëria do të zbatojë vettingun. E thonë këta. E përsërisin këtë, por ju edhe sot nuk keni kurajo të tregoni me gisht se kush e liroi Lulzim Berishën, por vazhdoni të thoni se e liroi bashkia e Durrësit. Imagjino ku jeni ju. Siç tregon ecuria në rrugën e negociatave të çelura edhe në Mal të Zi e Serbi, këto 5 prioritete janë shoqëruese deri në mometin e anëtarësimit. Nuk janë kushte, por prioritete që vendi duhet të përmbushë. Kusht është vettingu. Të tjerat janë dokrrat e dëshpërimit tuaj të pangushëllueshëm, jeni lëshuar nga zinxhirët e logjikës, për të hedhur çdo ditë, baltë, shpifje, akuza me shpresën se shqiptarët do ju besojnë ju. Vendet anëtare kërkojnë që Komisioni Europian të bëjë një raport të ri sapo Shqipëria të jetë gati me përmbushjen e këtij kushti. Këshilli do të vlerësojë dhënien e datës për çeljen e negociatave sapo komisioni të relatojë fillimin e zbatimit të vettingut dhe vijimin e përmbushjes së 5 prioriteteve. Anëtarësimi është peng i PD që bllokon vettingut. Po i ikni ballafaqimit me të vërtetën. Është i domosdoshëm pastrimi i pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”, tha kryeministri Rama.
Kreu i Qeverisë u ndal ndërkaq edhe tek shpërblimet e fundvitit që Qeveria u ka akorduar, pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike, dhe personave me aftësi të kufizuar.
PJESE NGA FJALA E KRYEMINISTRIT RAMA NE KUVEND
Jemi të vetëdijshëm se rritja e pensioneve nuk është e mjaftueshme që të ndihemi plotësisht të qetë. Përmes kësaj pakete solidariteti ne përpiqemi t’i tregojmë se ne nuk luajmë me ta, por i kemi në qendër të vëmendjes tonë.. edhe pse nuk i kemi mundësitë të bëjmë aq sa duam, të paktën kemi respektin e shprehur jo me fjalë por me vepra. Ndajmë meta çfarë kemi arritur, por edhe çfarë nuk kemi mundur të bëjmë deri në këtë fazë të qeverisjes.
Ne do të ofrojmë mbështetje për fermerët dhe të përmbyturit. Do dëmshpërblejmë këdo që i ka kafshët e matrikuluar, dhe do bëhet zëvendësimi kokë më kokë i gjithë kafshëve dhe shpendëve të humbura për shkak të fatkeqësive natyrore. Por juve kjo ju duket shou, dhe nuk keni frikë ta thoni këtë. Në këto tre vite nuk kemi bërë ndonjë mrekulli, por kemi 2-3 fishuar ndihmën ekonomike që jepnit ju.
Personat me aftësi të kufizuar të cilët ju i katandisët në protestuesit më të Zëshëm dhe të pranishëm gjatë qeverisjes tuaj. Kanë protestuar rrugëve gjatë qeverisjes tuaj, saç nuk kanë bërë dhe nuk do të bëjnë në të gjallët tonë. Nuk është se i trajtuat me një përbuzje të materializuar në lëmoshën ekstreme që u jepnit, por nuk ki dhatë njëherë mundësinë të flasin me ju, dhe nuk u ulët njëherë të vetme t’i dëgjoni. Edhe ata, ashtu si familjet në nevojë do të marrin këtë fund vuti 20 mijë lekë. Dhe do të jenë ata që do ta gjykojnë nëse është realitet apo shou, siç thoni ju.
Edhe të përmbyturit do të marrin dëmshpërblimin sipas dëmeve të shkaktuara. Këtë le ta gjykojnë edhe ata të Bregut të Lumit që për të thënë të drejtën nuk i përmbyt lumi, po lumi i gjen të përmbytur nga politika juaj, që lejoi të ndërtohet kudo. Ju i çuat ata të ndërtonin në lumë. Në historinë e Shqipërisë, e as të Ilirëve e Pellazgëve, nuk është parë që njerëzit të kanë ndërtuar në lumë. Jeni unikalë në gjithë historinë e civilizimeve, si dikush që pati mundësinë të ndërtonte një komunitet, dhe i tha shko ndërto te lumi.
Dua të flas pak edhe për punësimin, sepse besoj se nuk është pak që papunësia rezulton me rënia -2.5% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të shkuar, dhe nga ana tjetër që shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 2.6 %/ nuk është pak që në tema vjetore, punësimi në industri është rritur me 13.6 %, në shërbime 2.8%. janë shifra domethënëse, edhe pse të pamjaftueshme për ne, pasi ndryshe nga ju ne nuk kënaqemi me atë që bëjmë, pasi kemi vetëdije të plotë sesa shumë mund të bëjmë akoma.
PD po e mban vettingun peng. Duke qenë se drejtori ekzekutiv i Partisë tuaj dje përktheu Këshillin Europian, dhe u tha shqiptarëve se Këshilli ka thënë se Shqipëria është një diktaturë afrikane pa zgjedhje, unë dua të ndaj me ju, deklaratën për Shqipërinë të Këshillit.
Nëse në këtë deklaratë dikush do të shohë apo ndjejë lidhjen më të vogël me konceptin e diktaturës afrikane është i mirëpritur të vijë dhe ta denoncojë këtë.
“Këshilli mirëpret hapat e mëdha që Shqipëria ka hedhur duke miratuar në unaninimitet amendimet kushtetuese, duke i hapur rrugën procesit reformues të sistemit të drejtësisë. Vendet anëtare e vlerësuar progresin e vazhdueshëm të bërë nga Shqipëria. Progres që shihet për të tretin vit radhazi por edhe krahasor me vendet e tjera që janë pjesë e paketës së anëtarësimit. Vendet anëtare mbështetin vijimin e negociatave për anëtarësim me vetëdijen se Shqipëria do të zbatojë vettingun”.
E thonë këta. E përsërisin këtë, por ju edhe sot nuk keni kurajo të tregoni me gisht se kush e liroi Lulzim Berishën, por vazhdoni të thoni se e liroi bashkia e Durrësit. Imagjino ku jeni ju.
Siç tregon ecuria në rrugën e negociatave të çelura edhe në Mal të Zi e Serbi, këto 5 prioritete janë shoqëruese deri në mometin e anëtarësimit. Nuk janë kushte, por prioritete që vendi duhet të përmbushë. Kusht është vettingu. Të tjerat janë dokrrat e dëshpërimit tuaj të pangushëllueshëm, jeni lëshuar nga zinxhirët e logjikës, për të hedhur çdo ditë, baltë, shpifje, akuza me shpresën se shqiptarët do ju besojnë ju. Vendet anëtare kërkojnë që Komisioni Europian të bëjë një raport të ri sapo Shqipëria të jetë gati me përmbushjen e këtij kushti.
Këshilli do të vlerësojë dhënien e datës për çeljen e negociatave sapo komisioni të relatojë fillimin e zbatimit të vettingut dhe vijimin e përmbushjes së 5 prioriteteve. Anëtarësimi është peng i PD që bllokon vettingut. Po i ikni ballafaqimit me të vërtetën. Është i domosdoshëm pastrimi i pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Nuk ka asnjë kusht të ri për Shqipërinë, dhe kushti i vettigut nuk na e ka vënë BE, por ju, në anën e kundërt.
Erdhët e votuat ndryshimet kushtetuese me kartonët lart e kokën poshtë.
Vettingu do bëhet, ju nuk e zhbëni dot. Mund të vazhdoni të zvarrisni veten bashkë me vettingun edhe për pak kohë, por ju siguroj se pallati i drejtësisë do të zbatohet se historia e këtij vendi e kërkon. Ju nuk e ndalni dot historinë e këtij vendi, se nuk keni këllqe.
Shyqyr erdhe Sali, se e di si ishin këta deri tani… si pula të therura
Bashkia Shkoder inegzistente
Kryeministri, Edi Rama, ka fshikulluar sot në Kuvend Bashkinë e Shkodrës, duke nënvizuar se problemi kronik me këtë Bashki është se është inegzistente për qytetarët shkodranë.
“Është e vetmja Bashki që nuk ka as kapacitetin e një komune të para 2015. Zot shpëtoji qytetarët nga Bashkia e tyre”, ka theksuar Rama.
Paloka: Për Ramën, qytetarët janë pula, dele
Kreu i grupit të PD ka reaguar menjëherë pas fjalës së kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se me shpërblimet që ka dhënë për kategoritë në nevojë, po blen shqiptarët me një ‘gjel deti’. Më pas ai është shprehur se ky vlerësim i ulët i kryeministrit sipas tij vjen sepse ai popullin e konsideron dele.
“Ne jemi për qytetarët, jo për atë që foto me parë dhe që del këtu për të bërë atë ka 3 vjet.
Nuk fyhemi nga loloja e oborrit të Rilindjes. Janë qytetarët që vuajnë palacallëkun e këtij kryeministrit. E dija që do fliste për shpërblimet dhe rritjen e lekët, janë 7 mld lekë ai thonë 10 mln euro. Edi nuk e ka realizuar detyrimin ligjor për rritjen e pagave të shqiptarëve.
Mbasi i ka grabitur, i ka vjedhur me taksat, gjobat dhe pasi u ka marrë nga xhepi ccdo lekë sot vjen t’u japin thërrimet që i kanë mbetur dhe i kërkon që ti jenë mirënjohës për thërrimet që u dha. Taksat janë për tu paguar, dhe duhet tu kthehen qytetarëve.
Me taksat e rritura, me ato para që ka marrë më shumë ku na janë kthyer? Në shërbime, investime?
Apo merr rrugët i ka inat se i ka bërë Berisha, dhe i ka inat?
Ku janë paratë që na janë marrë ne? Paratë janë në xhepin e tij nëpërmjet të famshëm ppp, koncesion është kur privati investon paratë e tij, ato janë paratë tona që shkojë të Vilma Nushit apo për të kaluat tek xhepat e tij, për të bërë pallatet si ajo e tij në Burrel. Foli për të përmbyturit që sa herë ka përmbytje ky hap një ekspozitë në botë. Meqë s’u bë kryeministër të paktën ta shfrytësojë për t’u bërë kryeministër. Janë paratë që shkojnë tek xhepin i këtij dhe mburret se po na jep lekë më paratë që na ka grabitur ne. 200 mln euro i ka lënë mënjanë për ditë të zeza. Për Ramën shqiptarët janë pula, dele dhe pret edhe t’u thonë faleminderit, yllit botëror heroit që po na ndrit në Europë. Nuk po e bënë se u erdhi keq për shqiptarët po se vitin tjetër ka zgjedhje dhe këtë e këtë edhe lopa, jo ajo me dermatozë
Kërkon të blejë shqiptarët me një gjel, kërkon edhe t’u marrë votën. Në fillim na tha që janë hapur negociatat, pastaj tha që nuk janë hapur, kemi ca kushte e disa kritere, i ka ndarë, si lolo që është u përpoq të denigronte Krichbraum, nuk e di ai se bëj unë me Merkelin, ne liderat botëror i diskutojmë vecantë“.
Berisha akuzoi Ramën për bllokimin e integrimit, pasi nuk zbatoi marrëveshjen për miratimin e 7 ligjeve përfshirë Vettingun. Deputeti i PD, i bëri thirrje ambasadorëve që të publikojnë marrëveshjen që u arrit me konsensus, që më pas u thye nga Rama.
‘Këshilli vendosi, jo vetëm të mos hapen negociatat dhe të mos ketë datë për raportin tjetër dhe vendos për t’u thënë shqiptarëve që Vettingu nuk është kushti i vetëm.
Rama mashtron për hapjen e negociatave dhe integrimin në BE. Pra vendos gjithcka atyre që mashtron Edi Rama, që ka mungesën e plotë të përgjegjësisë për të mos thënë edhe më shumë.
Rama, autor kryesor i këtij bllokimi të integrimit të vendit. Ministrat e Jashtëm të BE u shprehën se ‘mirëpritën hapin e madh që bëri Shqipëria duke adoptuar në mënyrë unanime amendamentet kushtetuese’. Rama përpjekje për të përjashtuar opozitën. Europa përgëzoi opozitën për reformën, por Rama donte ta përmbyste.
Dekorata e vetme që merr Shqipëria është votimi unanim i amendamenteve kushtetuese. Pasi u dakordësua cdo gjë për amendamentet u dakordësua nga dy kryetarët e qelbësirave dhe kreu i PD, u komunikua në media se u ra dakord që 7 ligjet e tjera të votohen me konsensus. Por si i pabesë, Rama bëri gjithcka për të përjashtuar opozitën, votuan Vettingun për të kapur drejtësinë, me Alket Hysenin, Seferin e Shullazit, donit që Shullazi të bënte Vettingun e atyre që e denoncon.
Thirrje ambasadorëve, u tregoni shqiptarëve marrëveshjen që ka ekzistuar për ta mësuar kush e ka shkelur. Kur keni fajësuar opozitën nuk keni hezituar, tani ju keni pranuar që ka marrëveshje dhe këtë duhet tua thoni shqiptarëve. Nëse do ishte zbatuar, në mënyrë absolute Vettingu do të kishte filluar.
Këta kërcënojnë gjykatësit me Vettingut, pra duan të fusin në dorë përmes Alket Hysnit e Sefer Shullazit dhe Gazheli që e coi ambasador se i duhet për punë të tjera. Thirrje autoriteteve ta hetojnë, pasi dyshoj se ka shkuar për cështje të dyshimta ‘Qenit plak nuk i hiqet zakoni’. Rama ka menduar të bëjë integrimin duke ndarë zarfe, një i sëmur që mendohet të blejë Europën, por ajo nuk shitet dhe blihet, pasi qëndon në vlera. Përpjekjet nuk lëkundën njeri, por mori turpin dhe dënimin e shqiptarëve’.
Vijon..
ma.me