• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i përgjigjet Metës: ‘Herën e parë’ nuk kërkove asnjë sqarim për Lleshin

by A R
10/11/2018 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave i është përgjigjur pretendimeve të Presidencës në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Punëve të Brendshme.

Përmes një deklarate për shtyp, drejtori i Kryeministrisë, Endri Fuga, shkruan se as herën e parë Ilir Meta nuk kërkoi sqarime.

Përkundrazi, edhe takimi mes Metës dhe Ramës u kërkuar nga ky i fundit.

Megjithatë, Kryeministria e garanton Presidentin se do të ketë përgjigjet e plota deri ditën e hënë.

Ja deklarata e Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga:

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, e pershendet perpjekjen e Presidentit te Republikes, Ilir Meta, per te kerkuar “pergjigje te qarta, te plota dhe shterruese, ndaj të gjitha çeshtjeve”, qe sipas tij, Presidenti i Republikes, “nuk mundi te sqarohej heren e pare, pavaresisht nga perpjekjet e tij te vazhdueshme per bashkepunim”, siç shprehet Presidenti permes zedhenesit, lidhur me dekretimin e Ministrit te Brendshem.

Duke nenvizuar se “herën e pare”, Presidenti i Republikes nuk ka kerkuar asnje lloj sqarimi nga Kryeministri, perkundrazi ka qene Kryeministri qe i ka kerkuar nje takim sqarues Presidentit, pas letres se derguar nga ky i fundit per te shprehur refuzimin e paargumentuar te gjeneral Sander Lleshit, si Minister i Brendshem, Kryeministri Edi Rama, e siguron opinionin publik se ditën e hënë, Presidenti Meta do te marre pergjigje te qarta e te plota, lidhur me pyetjet e tij te derguara shkreserisht.

Jo vetem kaq, po ne funksion te adresimit shterrues te problemit, që Presidenti i Republikes nuk e ka ngritur si problem ne biseden me Kryeministrin, por e ka ngritur shkreserisht, ne forme pyetesori drejtuar Ministres se Mbrojtjes, vetem dje, Presidenti do te marre bashke me pergjigjet edhe nje zgjidhje shterruese, e cila nuk le me asnje shteg per interpretime te asnje lloji. Per asnje pale.

Duke shprehur besimin se ne kete proces te ri, ku Kuvendi ka padiskutim fjalen e fundit pas Kryeministrit e Presidentit, Presidenti i Republikes, nuk do te kete asnje arsye te lekundet ne bindjen e vet per respektimin e Kushtetutes dhe do ta dekretoje Ministrin e Brendshem, Kryeministri i Shqiperise do te bashkepunoje me durim e me perkushtim te plote me Presidentin e Republikes, per ta ngjitur me sukses krisjen kushtetuese qe ka sjelle e shtuna e shkuar.

Next Post
12 kandidatë për CDU-në e Merkelit

12 kandidatë për CDU-në e Merkelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In