• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i mërzitur me De Biazin… dhe një mesazh drejt kombëtares së Kosovës

by Java News
01/06/2016 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duhet të rikthehemi te data 11 shtator e 2014-ës që të gjejmë një aktivizim të Valdet Ramës me Kombëtaren. Mirëpo, kjo jo për refuzim të Shqipërisë prej tij, por për fatin e keq që e ka ndjekur mesfushorin për më se një sezon. Dëmtime, dëmtime dhe vetëm dëmtime, mirëpo ai e ka gjetur forcën që të rikuperohet dhe të jetë në fushë për ekipin gjerman Mynshen 1860 në ndeshjet e fundit. Ato më vendimtaret.valdet rama475 2

Kështu nuk ka ndodhur me Kombëtaren, për të cilën ai ndien keqardhje që stafi i Kombëtares dhe veçanërisht trajneri nuk i kanë besuar.

“Çdo lojtar mund të bëjë shumë në momentin që ka besimin e trajnerit. De Biazi e humbi atë për mua dhe nuk më grumbulloi”, shprehet ndër të tjera mesfushori i kuqezinjve në një intervistë për “Panorama Sport”.

Pranimi i Kosovës është tashmë një mundësi reale për këdo futbollist që ka origjinën e lidhur me këtë ekip.

“Nuk dua të komentoj, vetëm se ajo është në zemrën time”, tregon Rama, që është i prerë në lidhje me udhëtimin e tij si tifoz drejt Francës.

Keni kaluar një sezon me shumë dëmtime. Ndër më të vështirët për ju?

Po, i tillë ka qenë. Nuk ka qenë aspak i lehtë për mua, pasi pata disa dëmtime radhazi. Megjithatë, ajo që më gëzon është që skuadra arriti të sigurojë qëndrimin në këtë kategori dhe fakti që unë ndihmova për këtë gjë. E rëndësishme është që në javët e fundit kam qenë në formë dhe që fatmirësisht kam lënë pas gjithçka.

Në fund, diskutimi për mbijetesën ishte me ekipin e një shqiptari…

Po, në fushë ishim tre shqiptarë. Më vjen shumë keq që FSV Frankfurti ra nga Liga e dytë, por i tillë është futbolli.

Çfarë do të ndodhë me ju personalisht në të ardhmen, pasi ka pasur disa zëra merkatoje?

Jam në kontakte me klubin tim dhe po diskutojmë, por gjithashtu ka edhe të tjera ekipe që kanë shprehur interes. Besoj që brenda dy javësh do të marr një vendim se çfarë do të bëj.

Për cilat skuadra bëhet fjalë dhe nga cili kampionat vijnë këto interesime?

Ofertat janë nga disa ekipe në Gjermani, gjithashtu edhe në Europë. Për momentin, ka vetëm interesime dhe bisedime, por asgjë konkrete për të cilën t’ju tregoj emra apo kampionate. Ju lutem, mos insistoni!

Për të kaluar te Kombëtarja, si e pritët faktin që nuk morët një ftesë për të qenë në grumbullim?

Normalisht që mbeta i dëshpëruar. Është ëndërr për çdo lojtar që të luajë në Europian dhe fakti që kam dhënë gjithmonë maksimumin për Kombëtaren, do të kisha shumë dëshirë që të isha. Unë jam besimtar dhe pavarësisht se nuk ishte i thjeshtë fakti që nuk u ftova, nuk më mbetet gjë tjetër të them veçse të uroj më të mirat për lojtarët që janë thërritur dhe për Shqipërinë.

E justifikoni mungesën tuaj?

Për fat të keq, unë kam kaluar disa dëmtime në ndeshjet më të vështira e të rëndësishme të Kombëtares. Në kohët e fundit, unë kam luajtur me ekipin tim dhe kam treguar që kam rifituar formën dhe kam besuar deri në fund se do të më jepej një shans në mënyrë që të tregoja sa vlej. Besoj se trajneri dhe stafi e dinë se sa vlej dhe për këtë prisja që të më jepnin një shans. Gjithsesi, trajneri nuk më grumbulloi.

A keni biseduar me trajnerin apo stafin e tij gjatë kësaj periudhe?

Kam qenë rregullisht në kontakt me Tramexanin.

A keni marrë një shpjegim përse jeni jashtë?

Shpjegimi ka qenë që nuk kam qenë në ndeshjet e fundit në ekip me Kombëtaren dhe gjithashtu për shkak se kam qenë i dëmtuar e të tjera si këto. Unë gjykoj që në momentin që një trajner ka besimin e plotë te një lojtar, atëherë ke mundësi të mëdha që të rikthehesh i fortë në fushë. Kohët e fundit, ai e ka humbur besimin ndaj meje dhe nuk ka qenë e thjeshtë për mua. Jam një prej atyre lojtarëve që nuk jam përkrahur këtë sezon. Jam munduar që të bëj maksimumin që të tregoj vlerat dhe të më jepej një shans. Mirëpo, trajneri vendosi kështu dhe unë duhet ta respektoj. E përsëris që nuk më mbetet gjë tjetër, veçse t’u uroj më të mirat.

Si i shihni shanset e Shqipërisë në Europian?

Unë besoj që nuk do të jetë aspak e lehtë për Shqipërinë, në asnjërën prej ndeshjeve. Gjithashtu, edhe portierët do të kenë ndeshje të vështira.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Më shumë nuk mund të flas.

Besoni se Shqipëria ka shanse që ta kalojë grupin?

Nuk do të jetë aspak e lehtë. Pasi besoj se sidomos Franca dhe Zvicra kanë shumë më shumë përvojë, pa harruar edhe Rumaninë. Megjithatë, në futboll, gjithçka është e mundshme dhe besoj se ndeshja e parë do të jetë shumë e rëndësishme.

Sipas llogarive dhe parashikimeve që ju mund të bëni, sa pikë mendoni se mund të marrë Shqipëria në Europian?

Nuk është aspak e lehtë që të bësh llogari. Madje, përkundrazi, besoj që do të jetë krejtësisht surprizë se çfarë do të ndodhë.

A keni marrë ftesë nga FSHF për të ndjekur ndeshjet në Francë si i ftuar, ashtu si edhe ish-lojtarë të tjerë të Kombëtares?

Jo, nuk kam marrë ftesë. Madje, as nuk jam i interesuar të shkoj në Francë, pasi preferoj që ta kaloj kohën me familjen time.

Kosova është pranuar në UEFA e FIFA dhe drejtuesit e federatës së saj të futbollit kanë bërë me dije se ju jeni një prej lojtarëve që jeni ftuar (si shumë të tjerë). I jeni përgjigjur asaj ftese?

Ju kërkoj ndjesë, por për momentin nuk kam koment për këtë pyetje.

Që do të thotë se nuk ia mbyllni derën Kosovës?

Jo! Kosova është në zemrën time. Aty kam lindur dhe kam qenë shumë i kënaqur që u pranua në FIFA. Ajo e meriton. Panorama sport

Next Post

Viola Spiro i rikthehet ekranit të televizionit... ja se ku (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In