• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i kënaqur nga bujtinat në Shën Gjergj: Janë shembull suksesi

by Java News
17/07/2019 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shën Gjergji, një fshat piktoresk me resurse të jashtëzakonshme për ekonominë e turizmit, 40 kilometra larg kryeqytetit, por që deri 3 vite më parë po braktisej edhe nga vetë banorët, sot po shndërrohet në një prej destinacioneve kryesore të turistëve që vijnë edhe nga Anglia, apo Gjermania.

Vëmendja ndaj këtij fshati pothuajse të harruar u rikthye pas përfshirjes nga qeveria në Programin 100 Fshatra, si dhe mbështetjes në drejtim të zhvillimit të agroturizmit, për të shfrytëzuar jo vetëm bukuritë natyrore, por dhe ushqimet bio e karakteristike të zonave me potencial thithjen e turistëve.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një prej bujtinave të para të ndërtuara në Shën Gjergj. Albina Çuko shtëpinë e të parëve e rindërtoi me ndihmën e qeverisë, përmes Fondit të Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në Agroturizëm dhe sot menaxhon me sukses turistë të shumtë që e vizitojnë atë.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një model që duhet ndjekur për të vijuar me zhvillimin jo vetëm të kësaj zone por kudo ku ka resurse të tilla natyrore. “Puna është që të ruajmë këtë lloj stili. Ky është model për t’u zhvilluar më tutje’ nënvizoi ai.

“Është një bujtinë e mbështetur nga skema kombëtare mbështetëse për zhvillimin rural për bujtina dhe agroturizme. Subjekti është përfitues i një shumë prej 8 milion lekësh të reja për rikonstruksionin e godinës që kishte filluar të ndërtohej, por për pamundësi financiare kishte mbetur pezull. U bënë aplikantë të AZHBR-së dhe e përfunduan në një kohë rekord. Bujtina është e para e llojit të saj në këtë zonë,” shprehet drejtorja e AZHBR-së, Frida Krifca.

“Njerëzit janë shumë të kënaqur dhe të habitur me këtë natyrë, me këtë vend të mrekullueshëm. Kur Shën Gjergji u shpall si fshat turistik morëm spunton që të bënim rikonstruksionin e shtëpisë dhe pse jo të bëheshim pika e parë e bujtinave këtu në Shën Gjergj që të fillonte turizmi se kishte ngelur si një fshat i harruar, kurse tani rruga, bujtina, njerëzit, kanë filluar goxha ndryshime,” shprehet Albina.

Përpos bujtinës kjo sipërmarrëse ka ngritur edhe infrastrukturën e nevojshme për turizëm malor, ambiente argëtuese për fëmijë, vend për barbeque, etj, ndërsa bashkëpunon me fermerët e zonës për të gjitha produktet bujqësore dhe të përpunuara që shërbehen në bujtinë.

“Fundjavat i kam të zëna nga të huajt. Pres një grup turistësh të hënën nga Uellsi. Më mori dhe një vajzë e kompanisë gjermane, tha në datë 26 kemi përzgjedhur bujtinën tuaj në Tiranë dhe do vijnë për të parë si bëhet turizëm në Shën Gjergj,” shton më tej sipërmarrësja.

Deputeti Xhemal Qefalia thekson se i gjithë ky hov investimesh, interesi dhe fluksi turistësh ka ardhur pas përfshirjes së këtij fshati në programin e 100 Fshatrave. “3 vitet e fundit një fluks shumë i madh i personave që ishin larguar nga Shën Gjergji, që kishin zbritur në Tiranë, me promovimin që i është bërë Shën Gjergjit, duke u futur te 100 Fshatrat kanë ardhur dhe janë rikthyer përsëri këtu për të ngritur biznese. Kanë hapur lokale, baxho. Ka një rikthim që ishte gati i braktisur si zonë e largët. Shën Gjegji këtu ishte dhe para 5 vitesh dhe para 6 vitesh dhe është realitet. Këtu s’vinte askush. As nuk e dinte njeri që ka një Shën Gjergj,” u shpreh Qefalia.

Shen Gjergji ka një reliev malor dhe është i pasur me burime të shumta ujore dhe liqene. Disa prej vendeve që tërheqin vëmendjen e turistëve janë Ujëvara e Shengjinit, Rrënojat e Kështjellës së Shëngjinit, Kalaja e Shën Gjergjit, Shpella e Valit, Vendi i shenjtë dhe varri i vjetër, si dhe Mali i Gropa.

Mbështetja e investimeve në agroturizëm nga Qeveria ka si qëllim zhvillimin ekonomik rural përmes nismave personale, si faktor stimulues i modelit të ri ekonomik në Shqipëri. Këto lloj investimesh shihen edhe si një mundësi e mirë e diversifikimit ekonomik, kapitalizimit të burimeve natyrore dhe një alternativë e re për zhvillimin rural./l.m

Next Post
Riatdhesohen 29 shqiptarë/ Kërkuan azil, por Franca iu vuri ‘fshesën’

Riatdhesohen 29 shqiptarë/ Kërkuan azil, por Franca iu vuri ‘fshesën’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In