• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i katërt: Shqipëria 2.0 dhe varrimi i heshtur i pasardhësve

by Baton Haxhiu
11/09/2025 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Në sallën e Asamblesë Kombëtare kishte një gjendje të dukshme pritjeje, siç ndodh sa herë që lidershipi socialist shpall Qeverinë e re.

Rama i katërt, Shqipëria 2.0 dhe varrimi i heshtur i pasardhësve, ishin prelud, sepse mandati i tij nuk nisi me një listë të thjeshtë emrash, por me një prerje të qartë të së kaluarës. Nga frika e SPAK dukur te pushteti i Ballukut, tani, Shqipëria që lind dhe mbyll plagë, sepse aty ku administrata ishte paralizuar nga droja dhe ku barra e Veliajt rëndonte mbi parti, u ngrit  një figure që mbajti mbi supe qeverisjen reale.

Asambleja e heshtjes, kur u shua Veliaj, u ringjall Balluku, dhe heshtja e sallës nuk kishte nevojë për fjalë, sepse prania dhe mungesa flasin më shumë se çdo deklaratë.

Shqipëria 2.0, mandati që shkatërroi ëndrrat e pasardhësve, një mandat që nuk u shpall vetëm si vazhdimësi, por si faqe e re që i dha fund garës së brendshme për trashëgiminë. Dhe më në fund, heshtja që vrau dy emra u kthye në aktin themelor të një epoke të re, ku dyshja Rama–Balluku u vendos si boshti i së ardhmes politike dhe institucionale. Shqipëria e re u shpall jo thjesht me emra, por me një rend të ri pushteti, ku lideri dhe figura që mbajti mbi vete qeverisjen e vjetër po shndërrohen në binomin që do të mbajë peshën e ardhshme.

Me pak fjalë kjo ishte Asambleja e Partise Socialiste.

Askujt nuk i dihej posti përpara, përveç ndoshta Belinda Ballukut që dukej e qetë, si dikush që e njeh mirë jo vetëm vendin e vet në skemë, por edhe logjikën e gjithë tablosë. Të tjerët e morën vesh postin në momentin kur u tha emri, një ritual i zakonshëm i pushtetit shqiptar, ku emri të jep edhe fatin. Ishte një skenë e përzier, mes ankthit dhe lehtësimit, ku pritej jo thjesht një listë ministrash, por drejtimi i një Shqipërie që do të hyjë në fazën e quajtur Shqipëria 2.0.

Rama e nisi fjalimin e tij me gjuhën e zakonshme të një lideri që kërkon të shpjegojë më shumë se sa të bindë. Ai tha se ky mandat është “rasti i jetës”, një mandat që nuk mund të jetë përsëritje mekanike, por që duhet të shërbejë si nyje kalimi për të ardhmen. Në themel të tij vendosi tre parime: profil i lartë teknik, integritet ligjor dhe tolerancë minimale ndaj figurave me hije ligjore. Në këtë kuptim, Shqipëria 2.0 nuk është vetëm një qeveri me emra të rinj, por një projekt moral e teknik që synon të shndërrojë vetë mënyrën e të bërit shtet.

Në mandatin e kaluar qeverisja u pengua nga dy plagë të mëdha. E para ishte barra e Erion Veliajt, një emër që kishte nisur të rëndonte mbi Partinë Socialiste dhe mbi kryeministrin vetë, duke e kthyer çdo hap në një llogari të dyfishtë politike.

E dyta ishte frika e administratës, që shpesh refuzonte të firmoste vendime e projekte nga droja se mos i prek drejtësia. Ky paralizim burokratik e bëri qeverinë më të kujdesshme se sa duhej dhe shpesh më të ngadalshme se sa mundej. Sot këto pengesa nuk ekzistojnë më dhe kjo qeveri e ka një hapësirë më të lirë për të vepruar.

Falë një “ministreje” të re me Inteligjencë Artificiale, dora e njeriut nuk do të ketë më peshën e firmës që dikur e mbartte.

Në sallën e Asamblesë, kishte elemente të sadizmit politik Ramist. Vetëm të shihje fytyrat. Kur emri i Mirela Kumbaros nuk u shqiptua pranë Ministrisë së Mjedisit, fytyra e saj u zbeh për një çast. Ishte ajo mimika e heshtur që flet më shumë se çdo fjalë. Rrudhat e ballit iu thelluan, ngjyra e fytyrës iu zbeh, sikur një hije e hollë u shtri mbi të. Ishte çasti i zhgënjimit, i një rënieje të brendshme që u pasqyrua në fytyrë si një rrënim, një zbrazëti që të kujton një dritë që shuhet në mes të ditës.

Por pak sekonda më pas, kur iu kumtua se do të ishte ministre e Arsimit, fytyra iu rikthye në ngjyrë. Buzët iu zbutën, sytë iu mbushën me një shkëlqim të lehtë dhe gjithë fytyra u ngroh me një ngjyrë që të kujton kthimin e gjakut në qarkullim pas një mpirjeje. Ishte një transformim i menjëhershëm, nga rrënimi në ringjallje, nga zbehja në rikthim. Aty ku sapo kishte pasur një shenjë dorëzimi, u shfaq një nuancë e qetë pranimi dhe pastaj një farë krenarie që vinte natyrshëm.

Niko Peleshi gati sa nuk fluturoi në peshën e re politike.

Në këtë boshllëk një figurë mori mbi vete qeverisjen reale, Belinda Balluku. Ajo u bë jo vetëm zëri, por edhe guximi i qeverisë në fjalimin e Ramës. Një pjesë e gjatë e Shqipërisë së pastruar nga shemtitë buzë rrugëve, e zbukuruar nga vendime të guximshme infrastrukturore dhe qeverisëse, i përket asaj. Balluku është vazhdimësia dhe fuqia që lidh mandatin e kaluar me të tashmin. Në kabinetin e ri shihej qartë se tre ose katër ministra mbajnë frymën e saj dhe janë në funksion të projektit që ajo mishëron. Ajo është ura që e bën këtë qeveri koherente dhe jo të fragmentuar.

Kjo logjikë lidhet edhe me arsimin. Ministria e Arsimit, nën drejtimin e Mirela Kumbaros, shihet si nyje bashkdyzuese mes Ramës, Ballukut dhe një projekti më të gjerë jashtë qeverisë, i konceptuar për të ndihmuar këtë punë të vështirë. Arsimi nuk është më një sektor i izoluar, por një laborator ku testohen energjitë e Shqipërisë 2.0. Nëse ky bashkim forcash funksionon, Shqipëria mund të shohë më në fund një ndërthurje të politikës me vizionin dhe të administratës me profesionalizmin.

Në fjalimin e tij Rama nuk u mjaftua me emra. Ai foli për reformën zgjedhore, për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend, për rishikimin e ndarjes territoriale, për luftën ndaj nepotizmit dhe për mbrojtjen e drejtësisë së pavarur. Ai paralajmëroi se pavarësia e SPAK dhe GJKKO është kusht i panegociueshëm, dhe se partia e tij është e vetmja garanci që kjo pavarësi të mbrohet. Këto nuk janë vetëm pika programi, por gurë themeli për një shtet të konsoliduar.

Parlamenti, i cili shpesh shihet si arenë politike, në këtë vizion mori një kuptim të ri, si baza e llogaridhënies. Jo thjesht numër deputetësh, por vendi ku pushteti shndërrohet në përgjegjësi. Rama e vuri theksin te Parlamenti si themel i ri i demokracisë shqiptare, duke sugjeruar se llogaridhënia nuk është akt formal, por është filozofia e qeverisjes. Siç do të thoshte një mendimtar klasik, “numrat janë thjesht një pamje e jashtme, por kuptimi i tyre qëndron te përgjegjësia që mbartin”. Në këtë frymë, Parlamenti nuk është më thjesht sallë votash, por pasqyra e marrëdhënies mes pushtetit dhe qytetarit.

Përshtypja e parë e kësaj qeverie është e dyfishtë. Nga njëra anë, ajo ka një bosht moral e teknik më të fortë se më parë, të mishëruar nga parimet e integritetit, dinjitetit dhe profesionalizmit.

Nga ana tjetër, sfida qëndron tek zbatimi. Shqipëria 2.0 nuk do të matet me premtime, por me guximin për t’i bërë ato realitet. Nëse këto parime mbeten vetëm fjalë, mandati i katërt do të jetë një përsëritje e dështimeve të tranzicionit. Por nëse ato kthehen në praktikë, atëherë Shqipëria 2.0 mund të jetë më shumë se një slogan. Mund të jetë nyja që i jep fund një shekulli politik të brishtë.

Në fund të fjalimit, mes radhëve të duartrokitjeve dhe tensionit të ulët që gjithmonë e shoqëron një Asamble të tillë, Rama dha sinjalin më të fortë se ky mandat nuk është vetëm i tanishëm, por edhe një garanci për të ardhmen. Ai paralajmëroi se Partia Socialiste do të vazhdojë të qeverisë edhe përtej këtij mandati, duke kërkuar jo vetëm besimin e sotëm, por edhe vazhdimësinë e nesërme. Në thelb, ai largoi betejën politike nga brenda partisë, aty ku për vite me radhë kishte lëvizje të fshehta e ambicie për trashëgimi.

Në sallën e Asamblesë u vu re diçka që askush nuk e tha me zë, por që ishte e pranishme në ajër. Në heshtje u kumtua fundi politik i dy figurave që përfliteshin dikur si pretendentë për drejtimin e PS-së.

Arben Ahmetaj më pak dhe Erion Veliaj, të dy dikur emra të fuqishëm, sot në Asamble u kumtuan në heshtje se janë shuar nga skena politike e brendshme. I pari u përjashtua për shkak të betejës me drejtësinë, i dyti u zhvesh nga pesha e një barre që e rëndonte partinë.

Kjo “vrasje” politike, e heshtur dhe pa ceremoni, i dha Ramës hapësirën për ta rivendosur qeverisjen mbi themele të reja dhe për ta bërë të qartë se asnjë betejë për pasardhës nuk do të zhvillohet brenda PS-së, të paktën jo tani.

Next Post
Nxënësi nga Kosova plagosi mësuesen, policia gjermane: Dyshime për arsye fetare

Nxënësi nga Kosova plagosi mësuesen, policia gjermane: Dyshime për arsye fetare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

Forcë të re politike? Përgjigjet Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

December 4, 2025
Karikimi i mjeteve elektrike, kryeministri Rama sqaron si do të jetë çmimi

Makinat elektrike, ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh

December 4, 2025
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

‘Revoltohet’ Braçe: Pensionet, një turp! Qeveria s’mund ta zëvendësojë reformën me shpërblime

December 4, 2025
“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

December 4, 2025
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

December 4, 2025
“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

December 4, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

December 4, 2025
“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim!

“Dua të mund Ramën, jo të qajmë prap!” Salianji zbulon ku e ka pakënaqësinë me Berishën

December 4, 2025
“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

December 4, 2025
Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

December 4, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In