Kryeministri Edi Rama vijon këtë të shtunë turin paraelektoral në Qarkun e Dibrës. Ai është ndalur në Maqellarë, në një fabrikë që thotë se punon për Fiatin dhe një sërë kompanish të tjera të huaja.
Pronari i këtij biznesi sipas Ramës është një qytetar që është kthyer nga emigrimi për të ndërtuar një të ardhshme të sigurtë në vendlindjen e tij.
Megjithatë, gjatë një video të postuar në rrjetet sociale, Rama i thotë pronarit që rroga duhet rritur akoma për punonjësit.
“Një super fabrikë këtu në Dibër, ja punojnë për Fiatin, për makinat elektrike në francë, për automjetet bujqësore në Gjermani. Ja dhe drejtoresha e ardhshme.
Ja dhe babai, emigrant, ka filluar çdo gjë nga zero, sot është pikë referimi për Fiatin dhe një sërë industrish të tjera.
Ja dhe gratë këtu dhe burrat, mesatarja e rrogës 500 mijë lekë neto, por duhet rritur akoma shef. E kuptove? Jo patjetër, por duhet rritur shpejt”, u shpreh Rama.