• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i besoi ministrinë e Arsimit, reagon për herë të parë Evis Kushi: Përgjegjësi e jashtëzakonshme, uroj të dalim faqebardhë

by Ardit Rada
15/09/2020 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme me fillimin e vitit të ri shkollor u bë publik në mënyrë të befasishme edhe dorëheqja tashmë e ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe emërimi i deputetes së Elbasanit, Evis Kushi në krye të arsimit në vend.

Teksa ministrja e re Evis Kushi pret të mandatohet në detyrën e re, e ka cilësuar këtë të fundit si një sfidë tepër të vështirë dhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Me anë të një postimi në Facebook, Kushi kërkon ndihmën edhe të kolegëve të saj në mënyrë që detyra të kryhet me sukses dhe në fund të dalin faqebardhë.

“Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë”, shkruan Evis Kushi.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme. Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve.
Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!
Javanews /e.rr

Next Post
Nesër shpallet fituesi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë/ Balluku: Duhet të nisim sa më parë, mundësisht brenda vitit

Nesër shpallet fituesi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë/ Balluku: Duhet të nisim sa më parë, mundësisht brenda vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

February 11, 2026
7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

February 11, 2026
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

“Jam i burgosur politik”, Memolla pas dënimit: Familja ime ta ketë kokën lart. Të drejtën do e kërkoj deri në Strasburg

February 11, 2026
Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

February 11, 2026
“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

February 11, 2026
Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

February 11, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

February 11, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

4 vjet pushtim, Financial Times: Zelensky do të shpallë zgjedhjet dhe një referendum më 24 shkurt

February 11, 2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

February 11, 2026
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In