• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Hipotekën e kemi trajtuar si zonë interesash, të na vijë turp. Po cilën drejtësi bëjmë ne…!

by Java News
02/06/2023 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë turit të falenderimit për besimin që i është dhënë PS-së në Tiranë, kryeministri i vendit Edi Rama është ndalur dhe tek çështja e pronave.

Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se Hipoteka është trajtuar ndër vite si një vend ku të fuqishmit e PS punësojnë njerëz teksa shton se për këtë duhet të ju vijë “turp” pasi nuk është bërë mjaftueshëm për reformën në drejtësi.

Kryeministri Rama ka shtuar se kush ka pasur “2 Lekë pushtet” në PS, e ka parë Hipotekën si një zonë trafiku interesash të veta dhe se qytetarët nuk marrin lehtësisht certifikatën e pronësisë.

Edi Rama: Ne akoma sot, kemi një problem shumë të madh, jemi një vend që nuk ka stabilitet në çështjen e pronës dhe këtu nuk flas për konfliktet e pronësisë, por për faktin që sot një shqiptar i zakonshëm nuk e ka akoma të lehtë që të marrë nga Hipoteka certifikatën e pronësisë që e ka atje, e ka nxjerrë se i duhet. Mund ta marrë, por edhe mund të mos ta marrë. 

Ne kemi përgjegjësisë që një bankë (Hipoteka), e kemi trajtuar si një vend ku të fuqishmit e kësaj partie punësojnë njerëz sepse nuk mund të krenohemi mjaftueshërisht për reformën në drejtësi nëse jemi pengesë për trajtimin e drejtë të qytetarëve përtej gjykatave që ka edhe një drejtësi tjetër, të qenit i drejtë i shtetit, i institucionit me qytetarin që nuk përbën një vepër penale, administrative të gabuar, por përbën padrejtësi.

Po cilën drejtësi bëjmë ne në të përditshmen tonë në dyert e Kadastrës dhe si mundemi ne që t’i themi vetes që ne e meritojmë atë votë dhe atë besim nëse ne nuk i japim atyre njerëzve, si mund të shkojmë ne dhe të flemë të qetë? Si mund t’i gëzohemi kësaj fitoreje pa e menduar faktin që pjesa më e madhe e atyre që na kanë votuar ne, nuk trajohen si njerëz në Kadastër?

Kush ka pasur “2 Lekë pushtet” në parti, e ka parë hipotekën si një zonë trafiku interesash të veta. Këtë të vërtetë është mirë ta themi, të na vijë turp nga kjo gjë. Kush ka dorë në këtë turp, duhet të heqë dorë dhe ajo agjenci duhet të bëhet bankë. Ashtu sikur nuk i shkon në mendje njeriut për të bërë lodra me kurset e këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ashtu mos t’i shkojë mendja të merret me tokat e shqiptarëve. Kjo është më e rënda. 

Ne kemi mundësi që pas 2 vitesh, këtë pritshmëri të madhe, të mos e kemi humbur dhe të mos e shohim atë hartën që të ndryshojë, por të shohim se si ajo mund  të ndryshojë akoma më shumë për ne dhe kjo nuk ka të bëjë fare me fundin e demokracisë./m.j

Next Post
“Lirimi i Tahirit, goditje e rëndë për drejtësinë”/ Basha: Duhet vetting i politikanëve, që të kuptohet kush është peng i kujt

“Lirimi i Tahirit, goditje e rëndë për drejtësinë”/ Basha: Duhet vetting i politikanëve, që të kuptohet kush është peng i kujt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

January 19, 2026
Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

January 19, 2026
Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

January 19, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In