Nga Peqini në një takim me fermerët, kryeministri Edi Rama deklaroi se gjyqtarët bashkë me Partinë Demokratike kanë ngritur një barrikadë kundër ligjit të Vettingut. Kreu i qeverisë u shpreh se Europa na e ka bërë të qartë se duhet të pastroni gjyqësorin nga të korruptuarit përpara se të ulemi të bisedojmë për negociatat.
“Gjykatësit me PD kanë krijuar një barrikadë për ligjit, i kanë bërë vendit hatanë më të mëdha në 25 vite. Duan ta bllokojnë ligjin për kontrollin. Europa na e ka bërë të qartë pastroni gjyqësorin nga të korruptuarit, që të ulemi të bisedojmë me ju‘ u shpreh Rama, pas problemit që një banor i ngriti për problemin e pronësisë.
ma.me