• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Gjykata kushtetuese do t’i bëjë rezistencë Vettingut, kërkon të ndryshojë ligjin

by Java News
05/12/2016 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, Edi Rama gjatë një tryezë të përbashkët me ambasadorin amerikan, Donald Lu në simpoziumin antikorrupsion, deklaroi se Gjykata Kushtetuese do të bëjë rezistencë edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias që do të përcaktojë nëse vendimi i tyre është në konflikt interesi për Vetting-un.

rama

“Dua shumë që kur Venecia të japë opinionin e saj për Vetting-un, nuk do të ndeshemi me rezistencën e Gjykatës Kushtetuese. Kam arsye që të dyshoj se Gjykata Kushtetuese nuk do të sillet ashtu siç duam pasi kemi një shenjë të sjelljes së Kushtetueses ndaj ligjit të pronave. Gjykata ka bërë ndryshime në ligjin e pronave që bie ndesh me opinionin e Venecias”, tha Rama.

Më tej Kryeministri tha se me zbatimin e reformës në drejtësi jo vetëm do të largohen prokurorë dhe gjyqtarët e korruptuar por edhe do të ndryshojë imazhi i atyre që nuk janë të korruptuar, raporton panorama.

“Politikanët e korruptuar i bëjnë të pa korruptuarit të duken njëlloj, e njëjta gjë vlen për prokurorët e gjyqtarët.  Kjo është arsyeja pse Vetting-u është i rëndësishëm, jo vetëm për të pastruar të korruptuarit nga drejtësia por dhe për të dhënë një mesazh për gjyqtarët e prokurorët të pa korruptuar”, shtoi kreu i qeverisë.

Në kuadër të nismave të qeverisë kundër korrupsionit, Rama bëri të ditur se po ndërtohet një sistem pilot, që do të nis me hipotekat.

“Po ndërtohet një sistem pilot, që do të nis me hipotekat. Qytetarët do drejtohen në një qendre të vetme ku do të marrin shumë shërbime, dhe kjo zyrë do t’u drejtohet zyrave të tjera.  Nuk është qytetari që do të shkoj nga zyra në zyrë. Përmes reformave dhe modernizimit ne do të ulim korrupsionet në marrëdhënien e njeriut me shtetin” , tha Rama./a.k

Next Post
Turizmi malor, Shqipëria ndër destinacionet kryesore me çmime te lira

Turizmi malor, Shqipëria ndër destinacionet kryesore me çmime te lira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In