Në fjalën e tij në Kuvend nga foltorja, Rama u ndërpre disa herë nga deputeti Kujtim Gjuzi, ndërsa nuk munguan replikat me ironi nga kryeministri.
“Naltmadhni të lutem nuk të ndërpreva kur fole. Të lutem për atë shami që ke në xhep, mos bëj Flamurin (Flamur Noka) me mustaqe, më lër të flas, jemi shumë të kënaqur me ardhjen tënde” tha Rama ndër të tjera.
Ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i tërhoqi vëmendjen Gjuzit duke e paralajmëruar se mund të përjashtohet nga seanca.
g.kosovari