Në selinë e Partisë Socialiste vijojnë takimet midis kryeminsitrit Rama dhe koordinatorëve të kësaj force në rrethe në kuadër të pocesit për zgjedhjen e drejtuesve të strukturave vendore dhe mbajtjes së Kongresit.
Pasditen e sotme kryeministri, njëherësh kreu i PS Rama mblodhi koordinatorët e qarkut Shkodër, Dibër dhe Lezhë.
Në takim ishin të pranishëm respektivisht koordinatorët, njëherësh ministrat Shkëlqim Cani, Lindita Nikolla, Mimi Kodheli dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.
Në fund të takimit, interesit të gazetarëve për këtë takim kreu i mazhorancës iu përgjigj në këtë mënyrë:
“Ore jeni në vete ju, se në çdo mbledhje pune që bëjmë ne, vini dhe rrini në shi këtu. Ikni dhe shkoni bëni ndonjë punë tjetër”.