• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama fut në kurth opozitën

by Artur Ajazi
23/03/2025 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ecejaket përmes rrjeteve sociale, mes Edi Ramës dhe Lul Bashës, pa e kuptuar fare kanë futur në kurth gjithë kampin opozitar. Romuzet, batutat, shakatë “pa dhe me kripë” nga ana e kryeministrit për gjumashin Basha, si dhe videot e papara të tij me “bufin e kënetës”, kanë çorientuar fare pikënisjen e fushatës së opozitës. Në PD, po mendojnë dhe aludojnë gjithëfarsoj skenarësh, duke hamendësuar për një zgjatim të marrëveshjes së 2017 mes Ramës dhe Bashës.

Disa të tjerë po i pësh-pëshin në vesh Doktorit se “Rama do ti japë Lulit më shumë deputetë në 11 Maj për të na sfiduar ne, ndaj dhe kanë nisur lojën e tyre në fb”. Gallata vazhdon me “lajmet dhe sekretet” që i çon Doktorit çdo ditë Belindi, duke i thënë se “ata po na tallin, e kanë skenar të përbashkët, por dhe ne do ti sjellim vërdallë me fitoren tone, ne do të fitojmë, populli na do”. Gjithë kjo kodemi e stisur nga kryeministri dhe që po telendis Lulin, padyshim ka sjellë sikletosjen dhe nervozizmin e Berishës.

Ai nuk po ndjehet fare i qetë, as në konferencat e shtypit, madje kur e pyesin gazetarët mbi “videot Rama-Basha”, prishet në fytyrë dhe justifikohet me togfjalëshin “ata po vazhdojnë marrëvshjen e tyre të 2017, unë nuk kam punë me ata”. Por ja që qetësia në kampin opozitar është prishur. Edi Rama nuk po merret pothuajse fare me Sali Berishën. Realisht atij nuk i intereson fare, po fare Doktori trumpist. Madje atij nuk i intereson fare as amerikani në “oborrin elektoral të Doktorit”, që medemek na paskësh ardhur për “të ndihmuar Berishën të marrë pushtetin”. Pallavra të tilla i dëgjuam 1 muaj më pare, kur LACivita, zbriti i hutuar në Rinas, vuri kushtet financiare ndaj Doktorit dhe lexoi edhe deklaratën e tij mbi “fitoren e PD në 11 maj”.

Edhe pse ishte i elektrizuar nga marrja e vulës partisë, dhe kujtoi se “kaq e pat Rama”, duke u mbushur mëndjen përkohosisht të vetëve se “me mua tani drejt pushtetit”, duket se entuziazmi i Doktorit ka rënë ndjeshëm. Kjo për faktin sepse atij i është prishur plani, qetësia, duke pare se fushata po bëhet më interesante mes Ramës dhe Bashës, dhe jo mes tij dhe kryeministrit. Realisht betejën Doktori e ka me Lulin, pasi partia e tij dhe e Lulit, janë “mishmashi” i kësaj beteje.

Me Edi Ramën, nuk ka dhe nuk mund të ketë betejë elektorale Sali Berisha. Të ndeshesh në një fushatë elektorale me dikë, që e konsideron kundërshtar politik, do të thotë të prezantohesh me arritje, programe, ide dhe staf solid. Gjë të cilën Doktori ka treguar qysh me “primaret” e famshme të tij,  që nuk i ka. Atëhere, për “ç’fitorje” flet Doktori, kur fushata deri sot ka nisur dhe ka rrezik të bitiset, deri në fund  mes Edi Ramës dhe Lul Bashës, duke e harruar fare Doktorin.

Ndoshta duhet të besojmë në profecinë e kryeministrit se “në 11 Maj , PD merr më pak deputetë se mori në 1997” ? Ndoshta duhet ti besojmë këtij parashikimi, duke ditur situatën e rënduar psikomorale që mbizotëron në zyrën e Doktorit dhe selinë e PD.

Next Post

“Flirti” Rama-Basha, Paloka: Memet e Lulit të bëjnë me qesh, Rama e ka marrë strateg fushate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In