Kryeministri Edi Rama, këtë mëngjes, ka kaluar nga çadra e PD që prej muajsh është vendosur përballë kryeministrisë. Ai ka shkrepur vetë një foto, pamjet e së cilës sjellin një mjedis bosh të kësaj çadre ku nuk ka këmbë njeriu. Ai ka bërë edhe një postim ku nënvizon se “Ku janë çadristët?! Kryetari i PD Basha ka deklaruar se çadra nuk do të mbyllet deri kur të gjendet një zgjidhje.