• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama flet për kritikat e koordinatorit të PE-së: Janë mësuar të flasin kështu, t’i nxijnë faqen Shqipërisë

by Ardit Rada
02/02/2021 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat, komentoi sot deklaratat e Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler i cili i kërkoi Ramës të mos përgojojë BE-në por të plotësojë kushtet për anëtarësimin në BE. Rama foli edhe për marrëveshjen e 5 qershorit

Rama shtoi se nuk mund të citohet çdo lloj koordinatori i PE-së, që ndoshta nuk e njeh as vendi i vet dhe që keqpërdoret nga Tirana.

“Për cilin qershor bëhet fjalë, se unë njoh 1 qershorin. Çfarë është 5 qershori? Për çfarë flitet? Ç’punë ka një koordinator i PE-së me këtë datë? Për çfarë jemi ne këtu, që mos hapim gojën edhe kur shohim një fakt. Ka njerëz politikanë që në vendet e tyre as i njeh kush dhe vijnë këtu e na japin mend. Ky është një karagjozllëk i madh, që e bëjnë për pushtet, për të marrë karrige dhe të bëhet Shqipëria copë-copë, me gjysmë të vërteta që janë gënjeshtra të trasha. Merrni një shtet si ne, që dalin njerëz të dorës së dytë dhe të tretë në vendin e tyre, që shumë mirë për punën e tyre, por s’kanë pse merren me ne, duke u keqpërdorur nga këtu”, tha Rama.

Edi Rama vijoi me akuza ndaj opozitës, duke u shprehur se nxjerrë në rrugët e Europës fjalët më të ndyra për Shqipërinë.

“Nuk njoh koordinator të BE-së dhe s’kam pse t’i përgjigjem. Kur të kem kohë, të shoh nëse do mësoj më shumë për personin në fjalë. Opozita tregon përralla nga e kaluara. Ju si gazetarë jeni me Shqipërinë apo me koordinatorë të PE-së që merren me histori që s’kanë lidhje me vaksinën. Keni hall se përgojohet BE-ja. Këto që thuhen janë përgojime të pabazuara në fakte të vendit tonë. Për këto unë e di se kush është fajtori, janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tërë llafet e zeza për Shqipërinë dhe duan të vijnë në qeveri me pseudo-programe, që janë edhe fyerje për inteligjencës”, u shpreh Rama.

Po ashtu, Rama nënvizoi se politika nuk mund të jetë një cirk, ku nuk mbarojnë karagjozët.

“Nuk kam përgojuar asnjëherë BE-në. I dëgjoni se çfarë thonë në Europë për vaksinën, çfarë thotë presidentja e Bashkimit Europian, po përgojon Europën? Politika nuk mund të jetë një cirk ku nuk mbarojnë karagjozët. Këtu unë po flas për diçka, ku bëhet fjalë për familjarët tanë. S’ka nevojë ta mbrojë BE-në nga unë asnjë koordinator i Bashkimit Europian. E mbroj vetë BE-në më mirë se çdo koordinator, të jetë me kombësi çfarë do. Këta flasin kështu se ushqehen dhe mbështeten nga Tirana, prandaj flasin kështu. Nuk kanë minimumin etik kur flasin, ku është në Babrru apo në Bruksel. Ne po flasim për vaksinën, për shëndetin”, përmbylli Rama./a.p

Next Post
CMG,  kanal televiziv me qartësi ultra të lartë

CMG, kanal televiziv me qartësi ultra të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In