• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama flet nga Sarajeva: E vërteta e tensioneve në takimin me Vuçiç

by A R
16/03/2017 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Kryeministri Rama ka folur per gazetaret qe po ndjekin punimet ne Samitin e Sarajeves. Duke u ndalur ne lajmet e fundit per perplasje ne tryeze mes Vucic dhe Isa Mustafes, Rama tha se lajme te tilla prodhohen pasi ne Serbi jane zgjedhjet elektorale para. Ai u ndal gjithashtu edhe ne marredheniet Kosove-Serbi duke thene se ato jane te veshtira dhe se dialogu eshte e vetmja rruge per zgjidhje.

Si e shihni të ardhmen e rajonit pas këtij takimi dhe çfarë rëndësie kishte?

Ky takim është një takim përgatitor të vigjilje të Samitit të radhës, në kuadër të procesit të Berlinit, në Trieste. U diskutua për avancimin e axhendës së tregut të përbashkët, që është kalimi në një fazë të re të idesë së hedhur prej nesh qysh në Samitin e Parisit. Për ne, ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, pasi do të krijojë mundësi të reja dhe një afrim të mëtejshëm me BE. Ashtu sikundër, pa asnjë diskutim, do t’i japë një nxitje shumë të konsiderueshme ekonomisë, tregtisë dhe marrëdhënieve në rajon.

Prisni që të sjellë diçka, sidomos në këtë fazë, kur Ballkani dhe Shqipëria është akuzuar nga Serbia dhe ka patur mjaft tensione? Mendoni që do të tejkalohen në një Samit tjetër?

Unë mendoj që këto tensione janë artificiale. Janë të ngritura për shkaqe elektorale, që nga treni, te muri, madje dhe te lajmi i përhapur në Prishtinë dhe Beograd, sipas të cilit, qenka bërë sherr mbrëmë në darkë. Unë isha në darkë dhe s’pashë asnjë sherr. Përkundrazi. Kështu që, deri kur të mbarojnë zgjedhjet në Beograd, mos u çudisni nga këto lloj “tensionesh”. Për sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, unë besoj që janë marrëdhënie të vështira, është një dialog i vështirë, por është e vetmja rrugë për të trajtuar çështje që, jo thjesht janë në interes të përbashkët, por që kanë të bëjnë edhe me përcaktimin në rrugën e integrimit europian dhe me përkatësinë në atë pjesë të komunitetit ndërkombëtar që ne kemi zgjedhur të jemi.

A është ky model i tregut të përbashkët, d.m.th.një alternativë kundrejt integrimit në Bashkimin Europian?

E kundërta është e vërtetë, që ky nuk është një model alternativ. Ky është model zhvillimi që përshpejton procesin e integrimit në BE dhe e bën integrimin e tregut të përbashkët europian dhe tregut të përbashkët ballkanik një realitet më shpejt se sa ç’mund të ndodhë me anëtarësimin e vendeve tona në BE.

A e shihni si model të përshtatshëm?

Ne e kemi propozuar. Si mos ta shohim si model të përshtatshëm.

Next Post
Grabitësit nuk i ndahen familjes Kardashian, Kendall Jennerit i vjedhin 200 mije usd bizhuteri

Grabitësit nuk i ndahen familjes Kardashian, Kendall Jennerit i vjedhin 200 mije usd bizhuteri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In