Edi Rama ka komentuar sot rolin e Moskës në Ballkan dhe mundësinë e influencave në politikën rajonale.
Kreu i ekzekutivit tha se Rusia nuk i do vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Shqipëria ka axhendën e saj kombëtare.
“Rusia nuk është një vend tifoz i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe natyrshëm nuk duhet të ketë tifozllëk për ecurinë e vendeve të Ballkanit.
Kjo nuk është sekret. Ndërkohë që ne kemi një axhendë kombëtare kryefjala e së cilës është bashkimi në familjen europiane.
Sa herë kjo axhendë cënohet, aq herë kush nuk është tifoz i Europës padiskutim që sheh një oportunitet” – tha Edi Rama gjatë konferencës me Zoran Zaev.
/javanews/a.rada











