Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili dje ishte në takime me qytetarët e Dibrës ka qenë edhe në familjen e kandidates për deputete në këtë qark Almira Xhembulla.
Pikërisht për të kërkuar mbështetjen e Xhembullës në zgjedhje, Rama ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale një video ku duket pikërisht kandidatja socialiste duke marrë këshilla nga gjyshi i saj i vjetër në moshë, 100 vjeç. Rama e ka kthyer tashmë në traditë që të postojë video interesante të filmuara nga telefoni i tij, një mënyrë kjo për të qenë më popullor me elektoratin.