Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier, ku nga aty ai ka treguar se çfarë i ka thënë para zgjedhjeve sekretarit të PS-së, Gramoz Rucit.
Gjatë dëgjesë publike që pati ditën e sotme në këtë qytet, Rama deklaroi se është shumë në borxhe me Fierin, pasi nxori 10 deputetë ndryshe nga se pritej.
“Dhe e fundit që kam është se ne kemi marrë në Fier një rezultat që na vendos në një borxh shumë të madh. Faktikisht nga kjo fushatë ne kemi dalë me borxhe, kemi dalë me borxhe gjithandej. Edhe në Fier me një borxh shumë të madh. Fieri nuk është çështje e një qyteti është çështje që lidhet me ekonominë shqiptare. Dhe Gramozi tani dhe pse ky nuk ka qejf që t’i them unë gjërat kur jemi vetëm, por unë i them dhe dëgjoj kritikat mbrapa, por nuk ka problem. Ky me tha bravo, shumë bravo, ti si deputet i Vlorës që bere aq shumë për Vlorën, por tani si deputet i Fierit që më kërkove të vij me 9 dhe të erdha me 10, sepse unë i thoja hajde ti të paktën dhe lërë 10 se 10 është larg. Mirë, mirë më thoshte ky. Pra duhet që të marrë të njëjtën pamje, pamjen e të ardhmes” tha Rama. /Gazeta Express/










