• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rama favorit në 25 prill’/ Duka: Gati për pakt me Patozin e Topallin! Basha të mbyllë…

by Java News
06/11/2020 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha nuk i druhet rrjedhjes së votave nga Partia Demokratike në drejtim të partive të reja, por aleatët e tij tradicionale mund të zgjedhin t’i bashkohen një fronti të ri opozitar me lëvizjen e Jozefina Topallit dhe partinë e Astrit Patozit. Agron Duka, një  prej aleatëve më të rëndësishëm të Lulzim Bashës  thotë se do ta pranonte një bashkëpunim me ta, nëse kryedemokrati nuk plotëson pritshmëritë e Partisë Agrare Ambientaliste për mënyrën sesi do të organizohen në zgjedhje.

“Mund të jetë një nga opsionet patjetër, kjo nuk varet vetëm nga unë, ato janë negociata dhe negociatat do të thotë që duhet të marrin pjesë të dy palët, por nga ana ime natyrisht nëse nuk plotësohet ato pritshmëritë që ka Partia Agrare Ambientaliste, jo unë, mund të jetë një nga opsionet, mua më duhet një opsion shumë interesant“, tha Duka.

Duka thotë se Opozita e Bashkuar është më e favorizuar nëse del me një listë të përbashkët,  e për këtë arsye ai zbulon  se në komunikimet me kreun e opozitës së Bashkuar i ka kërkuar  këtij të fundit të mos humbë kohë në lidhje me 2 cështje kryesore.

“Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur, sipas meje duhet patjetër brenda këtij muaji ose më shpejt të strukturohen të gjithë deputetët apo 12 kryetrarët e qarqeve dhe në të njëjtën kohë duhen mbyllë negociatat me aleatët“, shtoi ai.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të Lulzim Bashës me të larguarit nga Partia Demokratike, Duka nuk e sheh mundësinë e një fronti opozitar unik në zgjedhje, por nuk përjashton mundësinë e një koalicioni  paszgjedhor PD-PS.

“Ka disa probleme ndoshta të pakthyeshme të nejrëzve që kanë krijuar partinë me lidershipin e Partisë Demokratike kështu që nuk shoh ndonjë mundësi që brenda afatit që na lejon kushtetuta që të kemi një front unik opozitar. Për një koalicion PD-PS kam vënë re shpesh që aludohet, madje Rama e thotë troç që votoni Bashën mos votoni Monikën e Ilirin, se me Bashën mund të qeveriset. Unë e lexoj kështu. Rasti i parë është diversion. Me të tilla diversione ai ka qenë i suksesshëm, te votuesit e PD, duke i lënë të nënkuptojë që Basha është i imi, kot lodheni të votoni  për të, se do qeverisim bashjë Unë besoj që është kjo, (pra tentativa e Ramës për diversion), nuk besoj se është e dyta (koalicioni), por në politikë, kurrë mos thuaj kurrë“, përfundoi Duka në Report Tv.

Për Report Tv, Agron Duka pranon se Edi Rama është në  avantazh për të fituar zgjedhjet e 2021, pasi sipas tij kryeministri mund të shfrytëzojë atributet që i jep pushteti për të marrë sa më shumë vota.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët “Benz”-i në Vlorë, mjeti sapo ishte parkuar nga pronari

VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët “Benz”-i në Vlorë, mjeti sapo ishte parkuar nga pronari

Comments 1

  1. D says:
    5 years ago

    I ka ardhur ne make te hundes aleateve me Lulin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In