Kryeministri Edi Rama ka shpalosur sot vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për situatën e pas tërmetit.
Gjatë fjalës së tij rama deklaroi se OSHEE dhe Ujsjellësat do zerojnë detyrimin e familjeve të dëmtuara që janë në kushte pabanueshmërie.
Kreu i qeverisë deklaroi se për gjithë ato familje do zerohen të gjitha borxhet e do subvencionohet edhe ajo tarifa që paguhet kur ti nuk je në pagesë.
“OSHEE dhe Ujësjellësi do të marrin vendime për të zeruar detyrimin e familjeve të dëmtuara që janë në kushte pabanueshmërie, që mos kemi llafe e spekulime, që do të thotë se për të gjithë ato familje do të zerohen të gjitha borxhet dhe do të subvencionohet 100 përqind tarifa që paguhet edhe kur t’i nuk je në banesë. Ndërkohë që për familjet e tjera nisur nga shkalla e dëmtimit do të ketë masa të përshkallëzuara. Ky është një lehtësim dhe shprehje solidariteti me ato familje që u prekën seriozisht nga tërmeti dhe duhet të bëjnë durim deri kur mund të futen në shtëpinë e rindërtuar. Kemi kryer të gjithë inventarin. familjet në kushte të pabanueshme janë në kujdesin e autoriteteve“, tha Rama.