• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama falenderon Kim dhe Soreca: Kur kemi nevojë bëhen qytetarë shqiptarë

by A R
03/09/2021 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, gjatë një aktiviteti të organizuar në Farkë për menaxhimin e zjarreve. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se ambasadorët sa herë që ka nevojë Shqipëria në raste krizash vihen në dispozicion dhe bëhen qytetarë të këtij vendi.

“Goditjet e furishme të natyrës asnjë shtet nuk i përballon i vetëm. Në rastin tonë kemi ende mangësi më të mëdha se sa shumë shtetet të tjera në këtë kontinent dhe prandaj dua t’i shpreh një falenderim të posaçëm qoftë ambasadorit të BE dhe ambasadores së SHBA. Dua të them se falenderimi nuk është as formal dhe as diplomatik. Nuk është madje as falenderim për dy ambasadorë, por falenderim për dy përfaqësues të dy fuqive të mëdha që janë aleatët strategjikë të vendit tonë që për hir të së vërtetës sa herë që Shqipëria ka një nevojë, këtu kam parasysh tërmetet, zjarret, përmbytjet, janë më shumë se ambasadorë, janë qytetarë të këtij vendi dhe njerëz që shqetësohen menjëherë për këtë vend dhe menjëherë vihen në dispozicion si mund të ndihmojnë. Përtej hierarkisë dhe marrëdhënies hierarkike dua t’i falenderoj sepse realisht gjatë gjithë periudhës së Gushtit kanë qenë vijimësisht të vëmendshëm dhe të interesuar qoftë për të marrë vesh si shkoi dita dhe qoftë për të thënë se çfarë do të bëjmë sot”, tha Rama.

Një falenderim Kryeministri e kishte edhe për Ministrin Peleshi, për të cilin tha se ka nderuar qeverinë.

“Dua të falenderoj Ministrin Peleshi, i cili ka nderuar qeverinë e Republikës së  Shqipërisë në këto muaj sfide duke qenë ditë natë pranë trupave, duke u gdhirë në jug dhe u ngrysur në veri. Kemi qenë në kontakt permanent dhe me forcën e shembullit të tij ka frymëzuar dhe motivuar edhe drejtuesit e tjerë. Jam i bindur që ky është modeli që të gjithë ne kemi detyrimin të kemi parasysh sa herë që sfidat bëhen të atilla që i vëne njerëzit në pozitat e atilla për një motivim më shumë se sa ditët e zakonshme”.

/a.r

Next Post
Nuk besonte as në pandemi e as në vaksinë, ndërron jetë aktivistja e rrjeteve sociale

Nuk besonte as në pandemi e as në vaksinë, ndërron jetë aktivistja e rrjeteve sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

February 13, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, rritet me 10 lekë çmimi i sheqerit: Do të shitet me 114 lekë/kg

Shporta e inflacionit, ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat

February 13, 2026
Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

February 13, 2026
Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

February 13, 2026
Ndryshohet aktakuza për ish-krerët e UÇK, Prokuroria: S’kemi prova për krime në Ferizaj

​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit në Hagë, më pas Jakup Krasniqi

February 13, 2026
“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

February 13, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 13, 2026
Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

February 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In