• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Europa në momentin “bëhet apo zhbëhet”, por ne jemi idealistë për BE

by A R
07/03/2025 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në një panel me figura të shquara nga fusha e politikës dhe diplomacisë evropiane në kuadër të ndarjes së çmimit prestigjioz “Karlspreis” theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Krahas personaliteteve si Martin Schulz, ish-President i Parlamentit Evropian dhe laureat i çmimit “Karlspreis”; Veronika Tsepkalo, një figurë e rëndësishme e opozitës bjelloruse, Dr. Jürgen Linden, kryetar i bordit drejtues të “Karlspreis”, Rama bëri një pasqyrë të zhvillimeve politike dhe sociale, duke i rikujtuar se liria dhe shteti i së drejtës janë të garantuara vetëm përmes anëtarësimit në BE.

“Qeveria shqiptare do të ishte e lumtur që të punonte me ju dhe vitin tjetër të jepte Çmimin, sepse e dimë që opozita nuk është mirë ekonomikisht dhe kështu mund t’ju ndihmojmë ne.

Nuk dua të marr shumë kohë duke u kthyer 35 vjet më parë, por isha mjaft i ri për të kërkuar lirinë. Ajo që dua të them është se nuk jam i lumtur kur të rinjtë nuk e kuptojnë sa e rëndësishme është politika, duke menduar se i ikin asaj. Përkundrazi, sa më larg të qëndrojnë larg, aq më shumë preken prej saj. Ka të bëjë më angazhimin si qytetar që kujdeset për të drejtët dhe liritë e tyre dhe jam i fiksuar për ta çuar Shqipërinë për këtë arsye dhe deri atëherë ka gjëra që nuk do të jenë të garantuara. Kur më pyesin se çfarë plani ka Shqipëria, i them që nuk ka plan përkundrejt lirive individuale dhe nëse doni të negocioni lirinë tuaj, hiqni dorë dhe mos u bëni pjesë e BE.

Nuk ka plan B përkundrejt shtetit të së drejtës dhe barazinë para ligjit dhe garantohet nëse je pjesë e BE. Të gjitha të drejtat që vijnë me lirinë janë të drejtat që garantohen me BE-në. Sot që po zhvillojmë këtë diskutim, nuk është e përsosur, ka mjaft disavantazhe, por hera e parë në histori që kemi njerëz, politikanë të fuqishëm që shkojnë para një prokurori e gjyqtari të pavarur. Kurrë s’ka ndodhur qysh nga 1912 deri kur finalizuam reformën në drejtësi. Kurrë s’kishim parë një ministër apo individ të profilit të lartë të lidhur me pushtetin politik, të çohej para gjykatës e jo më të dënohej. Tashmë po i shohim këto gjëra dhe pa BE, harrojeni. Nuk jemi naivë, por jemi idealistë për BE, sa dashuria e dikujt për martesën para se të martohet. Kur vjen fjala për atë që po ndodh, besoj që Evropa gjendet në një moment ku bëhet apo zhbëhet”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi rëndësinë e lidhjes mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai shprehu shqetësim për fokusin në rritjen e shpenzimeve ushtarake në dëm të arsimit, duke theksuar se ky është një drejtim i gabuar.

Rama tha gjithashtu se një gabim i udhëheqësve evropianë mund të ketë pasoja për të gjithë botën, duke bërë thirrje për një politikë të qëndrueshme që përqendrohet në zhvillimin dhe paqen, jo në forcën ushtarake.

“Amerika pa Evropën është një ishull, Evropa pa Amerikën është një gadishull. Për mua së pari jam në një pozitë shumë të rehatshme sepse nuk jam gjerman dhe nuk më duhet të gjej zgjidhje për botën, jam një kryeministër i një vendi të vogël. E di që nëse unë e kam gabim askush nuk do të dëmtohet, por nëse udhëheqësit e Evropës do ta kenë gabim, të gjithë ne do të dëmtohemi. Nuk është thjesht fjala për forcimin ushtarak apo për të hyrë në një garë se kush është më i fortë ushtarakisht, sepse kur dëgjoj gjëra të tilla si ‘le të shkurtojmë fondet për arsimin dhe të prodhojmë më shumë armë’, tmerrohem, sepse nuk jemi duke kërkuar një ushtri barbarësh, por diçka shumë ndryshe”, tha Rama.

Rama në fjalën e tij theksoi rëndësinë e Bashkimit Evropian, duke i dhënë një mesazh brezit të ri. Ai tha se për ta, BE-ja është një përgjigje për të ardhmen, duke e krahasuar me pasojat që ka pasur Brexit për rininë britanike. Sipas tij, për të siguruar një të ardhme më të mirë për të rinjtë, përgjigja duhet të jetë më shumë Evropë, jo më pak.

“Nuk mendoj që kam një mesazh të fundit, por ndoshta shumë gjëra. Sepse në veçanti kur flasim për këtë në këtë moment që po jetojmë, gjë që e bën edhe më të ndërlikuar çështjen, e bën dhe të rëndësishme që në këtë konferencë të japim përgjigje nga të gjitha këndvështrimet e saj. Ajo që doja të shtoja është së edhe për brezin e ri, madje veçanërisht për ta, BE është përgjigjja, më shumë se gjithçka tjetër jashtë saj. Nuk dua që të sjell shembuj të dhimbshëm, por si shkuan gjërat për të rinjtë në Britaninë e Madhe pas Brexit? Unë mendoj se BE-ja ka shumë gjëra për të cilat mund të kritikohet dhe jo sepse është projekti i gabuar, por se projekti nuk është i përfunduar. Përgjigjja është për të bërë disa përshtatje dhe përgjigjja është më shumë Europë dhe jo më pak. Gjermania ka qenë shembulli i ynë për një kohë shumë të gjatë por në rast se e heqim Gjermaninë nga BE dhe do të shikonim se çfarë do të projektonte ajo pa tregun e BE-së do të flisnim për diçka tërësisht tjetër”, tha Rama.

Next Post
Zbulohet projekti për ujësjellësin e Tragjasit. Pse i është fshehur banorëve të fshatit?

Zbulohet projekti për ujësjellësin e Tragjasit. Pse i është fshehur banorëve të fshatit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më pushoi pasi më ngacmoi s*ksualisht”- Violinisti i njohur akuzon aktorin Will Smith për abuzim: Ja çfarë më tha pas takimit

“Më pushoi pasi më ngacmoi s*ksualisht”- Violinisti i njohur akuzon aktorin Will Smith për abuzim: Ja çfarë më tha pas takimit

January 2, 2026
Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Peqin, 2 të lënduar

January 2, 2026
Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

January 2, 2026
E diela mbuloi Shqipërinë me dëborë, por si parashikohet moti për javën e ardhshme

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Në zonat malore të qarkut të Vlorës priten reshje dëbore

January 2, 2026
Borë edhe në Dajt, ja temperaturat për ditën e sotme

Automjete të bllokuara nga dëbora në Qafë Thore, drejtuesit denoncojnë mungesën e borëpastrueseve

January 2, 2026
Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

January 2, 2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

January 2, 2026
Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

January 2, 2026
Sektori minerar në ‘lupën’ e inspektorëve gjatë 2026-ës për pagimin e taksave, tatimet: 268 mln € gjoba

Sektori minerar në ‘lupën’ e inspektorëve gjatë 2026-ës për pagimin e taksave, tatimet: 268 mln € gjoba

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com