• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama është i regjistruar tek kërkon miliona ryshfete dhe komunikuar me trafikantët”

by A R
01/02/2017 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha priti sot në takim kryetarin e pranisë së OSBE në Tiranë, Bernard Borchardt dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ku u diskutua mbi zhvillimet më të fundit në vend dhe zgjedhjet parlamentare.

Në këtë takim Berisha u theksoi ambasadorëve se vendi ka ardhur në një moment të një rëndësie kritike; zgjedhjet e qershorit. Ai theksoi se me keqardhje pohon se nuk njeh asnjë shqiptar që të besojë se do ketë zgjedhje të lira në Shqipëri.

Ai u shpreh se në vlerësimin e tij shkaku më themelor i kësaj qëndron në shndërrimin e qeverisë shqiptare në një organizatë të vërtetë kriminale, thuhet ne njoftimin e PD.

“Sot Edi Rama me lidhjet e tij me krimin, faktikisht drejton këtë organizatë, theksoi ai.

Berisha u shpreh se janë të panumërta faktet që i faktojnë këto lidhje. I vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, është faktuar me dokumenta i lidhur me Gentian Gjonaj, kreu i trafikut të kokainës në Shqipëri, i cili ka përdorur në mënyrë përsëritur pikërisht makinën e përshtatur nga banda për trafik kokaine, për të dalë jashtë shteti. Ai theksoi se të gjitha të dhënat për këtë ekzistojnë në sistemin TIMS.

“Edi Rama është i regjistruar tek kërkon miliona ryshfete dhe komunikuar me trafikantët dhe kriminelët më të rrezikshëm duke u përpjekur ti mbrojë ata”, tha Berisha.

Berisha tha se “Rama po bën gjithçka, me presion të jashtëzakonshëm mbi gjykatësit për të liruar bandat, ku pas lirimit të Lulzim Berishës, ka kthyer mbrapsht dosjen e Hakmarrjes për Drejtësi dhe tani së fundi atë të Aldo Bares.

“Lidhjet e Ramës me vrasësit e komisarit Lame dhe Shullazin janë universalisht të njohura”, vazhdoi ai.

Berisha theksoi gjithashtu se i lidhur kokë e këmbë me krimin është dhe Sajmir Tahiri. Cdo njëri që studion rastin e Balilit nuk ka asnjë vështirësi të konstatojë se Balili është i mbrojturi i Ramës dhe Tahirit. Berisha kujtoi dhe rastin kur pas heqjes së moratoriumit të skafeve nga qeveria socialiste, Sajmir Tahiri ishte i pari që bleu skaf, i cili u përdor nga Habilajt njësoj si siç u përdor makina e tij që kaloi plot 28 herë kufirin.

Berisha shprehu gjithashtu shqetësimin se shndërrimi i vendit në Kanabistan është një politikë shtetërore jozyrtare.

Gjatë diskutimit ai u ndal tek një nga kriteret e listës së kritereve të Kopenhagenit për zgjedhje të lira dhe të ndershme; mediat. Ai shprehu shqetësimin se mediat e mëdha të vendit janë tërësisht të kapura nga Edi Rama dhe bëjnë gjithçka për të censuruar opozitën.

Në këto rrethana, Berisha theksoi se e konsideron situatën emergjente, për ndërhyrje të fuqishme për të shpëtuar zgjedhjet. Një situatë emergjente kërkon masa dhe ndërhyrje emergjente, tha ai. Në këtë kontekst zoti Berisha theksoi se masa më efikase është votimi dixhital, të cilin ai e gjykoi plotësisht të realizueshëm pasi ai nuk fillon nga zero por në kushtet kur baza e të dhënave themelore për votim elektronik ekziston e plotë dhe duhen vetëm pak javë për ta bërë disponibël.

Berisha u shpreh se nëse qeveria ka vullnetin atëherë mund të gjehet kompania që të nisi punën për këtë. Ai theksoi se nëse ndonjë kompani nuk merr përsipër të mbulojë gjithë territorin atëherë Shqipëria mund të ndahet në disa zona dhe bërë të mundur që shqiptarët të votojnë si shumë vende të tjera duke i bërë kështu një shërbim shumë të madh vendit. Ai theksoi se vërtet kjo mund të ketë një kosto më të madhe por kjo kosto është shumë herë më e vogël se një proces zgjedhor i manipuluar dhe i shkatërruar. /b.d

Next Post
Konsumoni karrota, tejet të mira për shëndetin

Konsumoni karrota, tejet të mira për shëndetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In