• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rama e quajti hero, flet zjarrfikësi Kapaj: Bisedat me të mbijetuarit nën rrënojat e Durrësit

by A R
09/12/2019 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarrëfikësi nga Vlora Luan Kapaj është cilësuar si heroi që shpëtoi dy jetë njerëzish nën gërmadhat e një pallati në Durrës, pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit. Në një rrëfim për RTV Ora, aksionin nën gërmadha ai e cilëson si sfidën më të madhe të jetës së tij profesionale.

“Momentin që ndodhi tërmeti unë gjendesha si gjithë të tjerët, në banesë. Pas 2-3 minutash mua më morën fëmijët më thanë babi është bërë dëm i madh”.

Kapaj tregon edhe veprimet e para që ai de kolegët e tij ndërmorrën për të mbërritur në Durrës, pas situatës së vështirë.

“Rrobat i kisha në shtëpi. Na vjen njoftimi që duhet të nisemi direkt për në Durrës. Më gjithë ekipin që ndodheshim këtu, jemi nisur menjëherë drejt Durrësit. Në duhet të mbërrinim në Durrës, afër stadiumit te Shtabi i Emergjencës. Pas pak minutash atje morëm urdhërin që duhet të shkonim në lagjen nr.6, te pallati që ishte rrëzuar. Shkuam atje, ç’të shihje! Çdo gjë e shkatërruar.

Pallati ishte fundosur 2-3 kate poshtë, gjysma e pallatit ishte në rënie dhe na thanë që ka persona brenda. Ne menjëherë duhet të vepronim. Koha në këto momente nuk pret, sepse personat që gjenden nën rrënoja kërkojnë ndihmë, dhe nga momenti në moment mund të humbasin jetën. Veprimet e para që duhet të bëjmë ne është të komunikojmë me personat nën rrënoja.

Të marrim vesh situatën që ndodhen, çfarë kati, çfarë pozicioni. Na thanë që në katin e dytë kishte dy persona dhe në katin e tretë kishte dy të tjerë. Atëherë, veprimi i parë që bëra unë si drejtues i skuadrës ishte që të mundoheshim të dëgjonim zëra. Ishte një zë gruaje që u dëgjua.

Për të shpëtuar këtë grua ishte shumë e vështirë sepse pothuajse dyshemeja ishte bashkuar me soletën dhe kishte vetëm rreth 30 centimetra hapësirë për t’u futur brenda. Fola fillimisht me të, më tha “Dua ndihmë”! në ato momente bërtas e them që është gjallë, që të bënim të pamundurën për ta nxjerrë nga rrënojat.

Na u desh një mjet skrap që të hapnim një gropë sa vrima e miut, me metodat tona që të afroheshim sa më shumë te gruaja e cila na thoshte “Pse po vonoheni, mua vetëm dera më ka zënë”? Po unë s’mund t’i thoja që është rrëzuar pallati, i thosha “Ja po vijmë po vijmë, po afrohemi”.

Dhe më në fund e nxorrëm jashtë. Ishte një kënaqësi e paparë pasi ne këtë grua e mbajtëm në jetë. Pas kësaj e m’u desh të futesha prapë nën rrënoja dhe dëgjova një zë që më thoshte “Dua vetëm pak ajër”, po ishte shumë i largët.

Mu desh të dilja jashtë dhe të pyesja a ka ndonjë familjar të personave që kanë ngecur brenda dhe më thanë që në katin e dytë ka ngecur një burrë dhe një grua. Këto veprime ishin sekondare. I pyes ku ishte dhoma e gjumit apo banjo, shkova, por prapë zëri vinte nga larg. Ishte shumë e vështirë për t’u futur”.

Gazetari: Pra ju bëni një planimetri të godinës?

“Po, këto veprime janë sekondare. Sepse nuk të pret koha. Poshtë arkitrarit kemi hapur një vrimë duke futur, pothuajse, në një situatë tmerrësisht të papritur.

Duke rrezikuar edhe jetën. U futa nga bira e banjos, me pak mundim, arrita që zëri ta dëgjoja më nga afër. Me orë të tëra, por ia arritëm. Mundova t’i hapja një vrirë që të merrtë pak ajër. Kur ajo tha që “po marr ajër”, dhe unë u n djeva më mirë se thashë që po ia arrij të mbaj në jetë këtë persona.

Unë vetë u futa me kokë e dola me këmbë, duke kapur personin nga përpara derisa e nxorrëm. Pastaj u ndje një lëkundje tërmeti. Na u tha që të gjithë të dilnim, por unë nuk dola, sepse isha i vendosur që do ta nxirrja gjallë atë person. Jam shumë krenar për punën që bëj”.

Puna e një zjarrëfikësi është komplekse, por mesa duket operacioni në Durrës ka qenë një nga situatat më të vështira.

“Faktikisht edhe unë vetë, ishte rasti i parë që jam përballur me këtë situatë. Duke punuar me orë të tëra, ishte ai pluhuri që të hyntë në rrugët e frymëmarrjes, pasi ne nuk mund të përdorim maska mbrojtëse. Mu dha ndihma e parë, por unë përsëri dëgjoja atë zërin që më thërriste, shkova prapë dhe e nxorra prej andej”.

Kur fuqitë e tij u mendua se u shterën, ambulanca kërkoi që ai të shtrihej në barrelë. Vlonjati i paepur refuzoi të merrte maskën e oksigjenit dhe u kthye në gërmadha, në kërkim të jetëve që kërkonin shpëtim. Luan Kapaj është babai i dy vajzave. Ai jeton në një apartament të thjeshtë në Vlorë, ndërkohë që karrierën e ka nisur në vitin 1984.

/a.r

Next Post
“Këta nga Izraeli janë njësha”/ Rama inspekton pallatet e dëmtuar në Durrës, Inxhinieri-banores: Duhet ta puthni banesën, ju ka mbrojtur

"Këta nga Izraeli janë njësha"/ Rama inspekton pallatet e dëmtuar në Durrës, Inxhinieri-banores: Duhet ta puthni banesën, ju ka mbrojtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In