Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke cituar fjalët e Bibilës, në rubrikën që vetë Rama e ka cilësuar si ‘Fjalët e Shenjta’.
“Ditura është gjëja më e rëndësishme; Prandaj fito diturinë edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë”, thuhet në shprehjen e publikuar nga Rama.
Prej disa kohësh kryeministri e ka kthyer në një rutinë publikimin e fjalëve të shenjta, ku shpesh herë nëpërmjet tyre ka bërë edhe thirrje që njerëzit të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti.
/a.r