• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Rama e Meta, urrejtje edhe në ditën e Shën Valentinit

by Lorenc Vangjeli
17/02/2022 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

E hëna e Shën Valentinit shqiptar kishte për kryefjalë Sigurinë. Për të u fol në selinë e OKB-së, në ceremoninë për mandatin e  Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në presidencë në Tiranë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën në Ukrainë.

Meta si president, ishte në dijeni prej kohësh për atë që ndodhte në Kiev, nja dy mijë kilometra me makinë nga Tirana, por e thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurimit fiks ditën kur Rama ishte larg nja pesë mijë milje me avion, në New York.

Mjafton ky detaj protokollar për të dëshmuar një fakt të vetëm, që është në sy të të gjithëve, për të cilin flasin të gjithë, por që është bërë kaq i zakontë sa tashmë duket normal anormaliteti ekstrem: shmangia me çdo kusht e kontakteve dhe çdo lloj bashkëpunimi mes institucionit të presidentit dhe atij të kryeministrit.

Por edhe kjo është dukja që gënjen sepse thelbi është krejtësisht tjetër kund. Ajo që pritet të ndodhë shumë shpejt dhe ajo që Rama e Meta presin të ndodhë me Gjykatën Kushtetuese, është e keqkuptuar thellë nga mbështetësit e të dy palëve. Ata mendojnë krejt ndryshe nga tifozët respective dhe kanë interesa krejt të ndryshme nga ato që tifozët e tyre brohorasin pa kuptuar thelbin: Rama dhe Meta janë dy personazhet më të painteresuar për vendimin e shkarkimit të presidentit.

I pari, Rama nuk ka asnjë interes që ta largojë Metën nga presidenca. Nuk i vlen për asgjë që ta viktimizojë atë, ta vrasë për një copë herë si president që t’i ringjallet si opozitar që të nesërmen në rrugë. Më shumë se shkarkimi, politikisht Ramës i intereson agonia institucionale e Metës brenda oborrit të presidencës.

I dyti, Meta i cili duket se po bën gjithçka që të mbrohet duke hyrë në labirinte juridike për të justifikuar një akt politik të hershëm, nuk ka pikën e interesit që të rrijë më gjatë në atë zyrë. Meta është prej kohësh boksieri profesionist që e kanë ulur të luajë muzikë klasike e kushtetuese në tastierë pianoje, pa e lënë të heqë as dorezat e boksit dhe duke i kërkuar të mbajë një papijon ceremonial në qafë.

Meta nuk e do presidencën. Ramës nuk i duhet tani presidenca. Meta synon opozitën, Ramës i mjafton sinori i maxhorancës së tij tani për tani. Gjithë të tjerët që i bien daulleve të luftës dhe të paqes, ata që luftojnë nën flamurin e njërit apo të tjetrit, duhet të kuptojnë se komandantët e tyre, e quajnë humbjen fitore.

Ndeshja mes Ramës dhe Metës, mes maxhorancës dhe institucionit të presidencës është një ndeshje politike. Si e tillë ajo ka vetëm zgjidhje politike. Ta çosh atë tek Gjykata Kushtetuese, siç bëri i detyruar formalisht Rama dhe siç po mbrohet Meta, është shmangie nga thelbi i problemit. Ndreqet shkaku dhe nuk luftohet me pasoja. Gjithë sa duket është thjesht teatri njerëzor, të cilin, “me inshallah” nuk e kanë kuptuar të paktën gjyqtarët kushtetues. Ata do të duhet të bëjnë sikur mendojnë seriozisht dhe të bëjnë sikur debatojnë kushtetueshmërisht për një vendim që ata nuk kishin kurajo ta shkruanin pa kopje nga Venecia.

Gjykatësit në Tiranë  thjesht do të përkthejnë thelbin e asaj që ka ardhur nga ana tjetër e Adriatikut dhe që me pak fjalë thotë: çdekretimi presidencial i zgjedhjeve lokale është pak me barrë, por nuk lindi asnjë fëmijë i paligjshëm në qershor 2019. Ata do të firmosin se u vërtetua marrëdhënia e panatyrshme seksuale me ligjin, por jo shtatzania, se u verifikuan shkelje kushtetute, por jo pasoja nga shkelja.

Pjesa tjetër është formalitet. Eshtë vetëm prova e përkohshme bashkëjetesës së pamundur mes Ramës dhe Metës, që edhe në ditën e Shën Valentinit, dëshmuan sesa e thellë është urrejtja njerëzore në Tiranë, sa kohë që interesi politik nuk dikton që të jetë ndryshe. Siç u ka ndodhur dikur të dyve po me njëri-tjetrin.

Next Post
Monika i “nxjerr nga krevati” Fifit të dashurin: Këtë natë bëj si të bësh, sepse…!

Monika i “nxjerr nga krevati” Fifit të dashurin: Këtë natë bëj si të bësh, sepse…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

February 28, 2026
Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

February 28, 2026
Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

February 28, 2026
CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

February 28, 2026
Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

February 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 gusht 2026

February 28, 2026
Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

February 28, 2026
Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In