Kryeministri Rama po zhvillon një takim me kreun e parlamentit Ilir Meta, në ambientet e “Vila 31”.
Takimi mes dy kryesuesëve të koalicionit qeverisës ka nisur prej disa minutash. Mësohet po ashtu se takimit i janë bashkuar edhe dy krerët e grupeve parlamentare të PS e LSI, Gramoz Ruçi e Petrit Vasili.
Në takim kanë ardhur edhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri , Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto si dhe Ministrat Cani e Ahmetaj.
Ky takim vjen pasi herën e fundit dy krerët e koalicionit të majtë kanë diskutuar për reformën në drejtësi një javë më parë. Ka kuriozitet të shihet se cila do të jetë tema e takimit të sotëm, duke parë se tema e ndryshimeve në qeveri mbetet ende në fuqi.