• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Rama e ka bërë të tijën për reformën

by A R
15/07/2016 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumëkush me të drejtë, ndihet i paqartë në raport me çfarë po ndodh me reformën në drejtësi. Sigurisht që Partisë Demokratike i ka dalë boja dhe është e qartë se ata dhe vetëm ata janë pengesa për reformën që mbështetet nga 90% e shqiptarëve. Por në këtë klimë paqartësie kontribut të rëndësishëm ka edhe komuniteti ndërkombëtar dhe LSI. Të parët pasi ende mbeten të verbër dhe nuk e kuptojnë se Sali Berisha dhe Partia Demokratike nuk e voton kurrën e kurrës reformën në drejtësi.

Dhe për aq kohë sa ndërkombëtarët nuk e pranojnë këtë të vërtetë të hidhur, por përkundrazi vazhdojnë të ëndërrojnë një kompromis të momentit të fundit, Berisha dhe të tijët vazhdojnë të kenë oksigjenin e nevojshëm për të mbijetuar politikisht. Oksigjen që iu dha edhe sot nga vetë Ambasadori Lu, që duket sikur harron se pikerisht Partia Demokratike ka shkelmuar ofertën që Victoria Nuland bëri në emër të SHBA. LSI, nga ana tjetër, tregohet e kujdesshme. Në deklaratat publike nuk lë hapësira keqinterpretimi, ama në komunikimet informale shprehet hapur kundër reformës, çka në një vend të vogël si Shqipëria mjafton për t’i hedhur benzinë zjarrit dhe për të krijuar frymën e paqartësisë dhe destabilitetit.

Por ç’duhet të bëjë në këtë pikë Kryeministri Rama? Është fakt se Edi Rama ka bërë gjithçka mundej për të arritur kompromisin dhe votuar reformën. Ka pranuar çdo lloj kompromisi që nuk cënonte thelbin e reformës. Ka qëndruar stoikisht indiferent ndaj çdo talljeje publike të Partisë Demokratike që për muaj e muaj me radhë ka nxjerrë pretekst pas preteksti, vetëm e vetëm që reforma të mos votohej. Ka pranuar çdo lloj formule të ofruar nga partnerët ndërkombëtare, me bindjen se jo vetëm SHBA dhe BE kanë më shumë ekspertizë se ne shqiptarët në fushën e drejtësisë, por edhe sepse në fund të fundit është Bashkimi Europian që do të vendosë nëse do të na pranojë në gjirin e familjes europiane ose jo, dhe kjo do të varet nga aftësia jonë për t’u përshtatur me ligjet dhe institucionet e bashkimit ku duam të bëhemi pjesë.

Por as Edi Rama, as Partia Socialiste, e fatkeqësisht as mazhoranca qeverisëse nuk i kanë votat e mjaftueshme për ta kaluar të vetëm reformën. Detyra e Edi Ramës tani është e thjeshtë: Ai duhet të çojë reformën për votim ditën e enjte në Parlament dhe të sigurohet se votat e Partisë Socialiste dhe aleatëve janë në bllok pro reformës. Gjithashtu, Kryeministrit i takon që t’i apelohet për herë të fundit, edhe njëherë, deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë dhe qytetarëve të vendit duke shpjeguar rëndësinë historike që kjo reformë ka për të ardhmen tonë të përbashkët.

Më pas, gjithçka është një ushtrim demokracie. Nëse në Parlament do të gjenden 94 votat e nevojshme, e ardhmja e Shqipërisë dhe e çdo shqiptari do të ndryshojë për mirë. Në të kundërt, Edi Rama do të duhet t’i drejtohet shqiptarëve sërisht për t’i kërkuar votat e tyre, në zgjedhje të parakohshme apo në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vitit të ardhshëm, me një premtim të thjeshtë: Reformën në Drejtësi. Në emër të një koalicioni që nuk ka ngjyra partiake apo kufij ideologjikë, por që kërkon vetëm një gjë: Reformën në Drejtësi.

Shkrimi është marrë nga lexo.al

Next Post

Tirana dhe Prishtina në mesin e shtatë qyteteve më të rrezikuara nga sulmet terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In