• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama e fshehu Skënderbeun në pyll që të mos e shohë Erdogani”

by A R
23/08/2018 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka risjellë për ndjekësit e tij një pjesë të historisë së serbëve, ndërsa nuk mungon në statusin e tij edhe akuza për kryeministrin Edi Rama.
Pas debatit të kufijve, Ngjela shkruan në “Facebook” se serbët nuk kanë pasur kurrë një territor, ndërsa kujton deklaratat e Marko Gjuriç.

Avokati thotë se serbëve ua dhanë territoret shqiptare turqit dhe risjell në memorie Sulltan Muradin e Dytë që kishte për grua serben Mara Brankoviç, vajzën e princit të Pricipatës Serbe.
Deri në vitin 1913 sipas Ngjelës Shqipërinë e gjymtuan të gjithë bashkë otomanë, rusë e francezë të tmerruar nga figura e Skënderbeut që vijon t’i frikësojë edhe sot.

Ngjela akuzon Ramën se ka fshehur monumentin e Skënderbeut në pyll, duke iu referuar sheshit qendror të Tiranës që kur të vijë Erdogani të mos e shohë. Por avokati thekson se Beogradi, Stambolli dhe Moska nuk kanë forcë të errësojnë “një vigan liberator paneuropian” si Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe as qaramanët Marko Gjuriç dhe Edi Rama.

STATUSI I NGJELËS
Një Marko Gjuriç në Beograd, po del përditë e po flet për të “mbrojtur territoret serbe, që janë të tyret”.
Nuk thotë se cilat, se në fakt po t’i hysh historisë e sheh që këtu në Ballkan, serbët kurrë nuk e kanë pasur një territor.
l.
Serbët në fakt nuk kanë qenë fare etni në Ballkan.
Po ky Gjuriç është nipi i ish-kryeministrit serb Pashiç, i cili, brenda ligësisë së tij antishqiptare, i njihte mirë shqiptarët dhe forcën e tyre.

Ato që nuk përmend Gjuriç, janë territoret shqiptare që ua dhanë serbëve sulltanët e Anadollit, për të mposhtur forcën shqiptare, por që tani janë në territorin strikt shqiptar të shtetit të Kosovës.
Por janë edhe fushatat e tmerrshme të serbëve kundër shqiptarëve, të përkrahur nga turqit, për t’iu marrë shqiptarëve territoret arbërore mijëravjeçare.
Me mercenarë të paguar nga Rusia, madje edhe me jeniçerë turq, janë shkatërruar tokat arbërore.
Më oficerët rusë që erdhën në Ballkan të veshur si priftërinj ortodoksë për të marrë kishat e ortodoksisë shqiptare. Dhe i morën. Se për këtë, Stambolli sulltanor nënshkroi marrëveshjen me Rusinë për “mbrojtjen e kishës ortodokse ruse në Ballkan”.
Asgjë nuk kishin serbët deri atëherë, se ishin vetëm ca kalorës nomadë me një principatë të vogël afër Beogradit.
ll.
E gjithë kjo ka ndodhur në histori sepse Turqia osmane u hakmor për Gjergj Kastriot Skënderbeun deri në fund: mohoi gjuhën shqipe, vrau periodikisht gjithmonë krerët patriotë shqiptarë, goditi fenë e shqiptarëve dhe nuk pranoi të hapë asnjë shkollë shqipe në territoret shqiptare.
Pas humbjes në muret e Krujës, në shtator-tetor të vitit1450, i tmerruar nga humbja e thellë që i shkaktoi Skënderbeu 100 mijë ushtarëve të tij, nën rënie fuqish dhe me hemorragji cerebrale, vdiq Sulltan Murati i Dytë, në 3 shkurt të vitit 1451. Në këtë kohë për grua Murati i II-të kishte serben Mara Brankoviç, vajzën e princit të Pricipatës Serbe. (!)
I biri Muratit të Il-të, që erdhi e u bë Sulltan Mehmeti i Dytë, u betua në varrin e tij: “unë do t’i shkrij arnautët. Fli i qetë im atë, se unë do të ta marr hakun”.
Dhe kjo vijoi deri në vitin 1913… kur gjymtuan Shqipërinë, të gjithë bashkë: otomanë, rusë e francezë.
Të gjithë këta, në fakt, i ka trembur gjithherë: Gjuha Shqipe dhe Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Ky është sindromi i tyre, se këtu ka konsistuar si i qenë në fakt, së pari, sindromi “arnaut” i Sulltanëve Osmanë. Po ky është ende sot sindromi antishqiptar edhe në Stamboll, edhe në Beograd, edhe në Athinë.
Erdogani i thotë kryeministrave shqiptarë për Skënderbeun: “pse e mbani ende këtë tradhtar”. Dhe këta batakçinj politikë, heshtin se mendojnë të garantojnë gjënë e vjedhur me anë të kryeministrit turk dhe kundër Amerikës.
Këtë i thotë Erdogani edhe Edi Ramës, i cili sot e ka futur monumentim e Skënderbeut në pyll, që, kur të vijë Erdogani në Tiranë të mos e shohë. Madje, prandaj Rama e ndaloi edhe qarkullimin në Sheshin Skënderbe, që të margjinalizojë figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Po, një mësues vizatimi pa mend në kokë, vërtet mendon se mund të margjinalizojë Gjergj Kastriot Skënderbeun për një neoosman si Erdogani!! Që pastaj, të ecë i qetë ky kur të vijë në Tiranë. Po, a do vijë dot më vallë në Tiranë Erdogani, i cili tani nuk di se ku e ka kokën?
lll.
Të gjithë antishqiptarët historikë i tmerron Gjergji i Kastriotëve. Le t’i bien këmbës: Skënderbeu është sot figurë perëndimore, madje është simboli i shpëtimit të qytetërimit perëndimor. Prisni dhe pak e do ta shihni edhe më të ndritur figurën e tij në Europë.
Pa Gjergj Kastriot Skënderbeun, Bashkimi Europian do të ishte jetim.
Simboli kastriotian është dhe Simboli i Europës.
Prandaj, po pyetën se a i keni mbyllur kushtet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian? Shqiptarët duhet të përgjigjen: “detyrimet ndaj Evropës shqiptarëve ua kanë plotësuar luftëtarët e tyre trima në betejat kundër turqve osmanë në shekulli e XV, nën drejtimin e Gjergj Kastriot Skënderbeult”.

Ku ka forcë sot Beogradi, Stambolli dhe Moska të errësojë “një vigan liberator paneuropian” si Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Le më pastaj të kenë forcë ca qaramanë si Marko Gjuriç dhe Edi Rama…

Next Post
Kosovari gjendet i vdekur në pishinë nga punonjësit e pastrimit

Kosovari gjendet i vdekur në pishinë nga punonjësit e pastrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In