• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rama e Berisha, si dy këmbët unike të demokracisë

by Lorenc Vangjeli
22/04/2025 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Nuk duhej pritur fushata që të kuptohej se ajo do të ishte egërsisht e personalizuar. Shqiptarët edhe njëherë do të noterizojnë vullnetin e dy kryetarëve të partive më të mëdha duke pranuar rreth 90 emrat e parazgjedhur prej tyre në listat e mbyllura dhe do të votojnë për pjesën që do të mbetet. Edhe kësaj here nga veriu në jug do të ketë vetëm dy palë kuti votimi, nga një me foton e Ramës dhe Berishës dhe një kuti të tretë për kusurin e emrave të ekipeve të tyre. Edhe kryeministri, edhe mtonjësi i tij ja kanë dalë t’u imponohen në fillim totalisht militantëve të tyre dhe me ta në krahë, edhe gjithë publikut shqiptar, si zgjidhjet e vetme që i afrohen të nesërmes së vendit.

Rama e ka çuar në skaj personalizimin e ngastrës së tij. Madje siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, ka vendosur edhe emrin në sloganin e partisë së tij. “…vetëm me Edi Ramën!’. Në turin e tij nëpër Shqipëri ai ka folur kryesisht në vetë të parë kur përshkruan të nesërmen idilike të vendit me të kryeministër për herë të katërt dhe shënjestron kundërshtarin si skenar apokaliptik që vjen nga e shkuara. Pjesa tjetër është stil personal. “Buf, kënetë, çyryk” e të tjera emërtime të ngjashme veshin fushatën e tij duke mbushur kohën dhe për të mos lënë kohë për atë çfarë do të duhej të ishte një bilanc i ftohtë i qeverisjes. Arsyet janë të shumta, por kryesorja është se për secilën temë që ai do ta përmendte si materie suksesi, kundërshtarët e tij do ta kishin të gatshme antimaterien e disfatës. Nëse do të përmendte 50 e kusur spitalet e rikonstruktuar dhe ndërtuar nga e para, do t’i përmendnin koncesionet e diskutueshme në shëndetësi, nëse do të përmendte mbylljen e kioskave të arsimit universitar, do t’i kujtonin renditjen dramatike në rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar të nnënësve, Pisa, nëse do të përmendte qindra kilometrat rrugë të ndërtuara, do t’i bënin hesap çmimet e fryra e korrupsionin, nëse do të krenohej për reformën në drejtësi, do t’i nxirrnin polifoton e shokëve frutangrënës. Apo nëse do të fliste për turizmin e fshatrat e pastër turistikë, do t’i kujtonin shpopullimin e inceneratorët. Kur përmend non-gratën, ia kthejnë me Mc Gonigal.

Edhe në të djathtë është e njëjta simetri ngjethëse. Berisha u prit si mjeti i vetëm për të larguar humbësin serial Basha mbas 2021-shit dhe mbeti në parti si shpresa e vetme për të larguar Ramën. Fillimisht baza e frustruar e partisë dhe më pas edhe elita e saj, nxorrën nga sënduku të njëjtën gunë të vjetër për t’u mbrojtur nga erërat e reja që po fryjnë në botë. Berisha u bë siç ishte, zëri i vetëm dhe portreti unik i opozitës. Ai bëri primaret dhe po ai ndërtoi listën e tij sipas kritereve vetjake që kishte në mendje. Të gjitha premtimet për nesër bëhen po nga Berisha dhe vetëm ai përcakton se çfarë duhet bërë për të mbërritur fitoren. Me një bilanc që vjen nga e shkuara e afërt, ai është po aq vulnerabël sa dhe Rama kur bëhet fjalë për bilance të së shkuarës si garanci për të ardhmen. Sepse sa herë që Berisha flet për krevatin e përbashkët të politikës me krimin, aq herë i kujtojnë se është autor i krimit shtetëror të ekzekutimit të qytetarëve pa gjyq në bulevard, kur flet për korrupsionin, i shfaqen fantazmat e Gërdecit që nuk gjejnë prehje në varr, kur mburret me NATO-n dhe liberalizmin e vizave, e çojnë direkt në kohën kur ushtritë e NATO-s mbërritën në Shqipëri për të na shpëtuar nga marrëzia jonë dhe kur flet për shpopullimin, secili nxjerr librin e shtëpisë për të numëruar ata dhjetra mijëra shqiptarë që ja mbathën nga sytë kombët nga lufta pothuaj civile e 97-ës.

Janë dy çaste në jetën njerëzore në të cilën mund të gabohet vetëm njëherë dhe në mënyrë të pakthyeshme: nëse je i/e virgjër dhe nëse nuk të hapet parashuta kur hidhesh nga avioni. Në politikën shqiptare mund të ngrihesh në këmbë edhe nëse je rrëzuar në humnerë nga majat e pushtetit dhe mund të pranohesh si i/e virgjër edhe mbas orgjive në pushtet e opozitë. Rama e Berisha i kanë provuar të dyja. Secili nga ta, bashkë dhe veç e veç, megjithatë janë imponuar si këmbët e vetme që mbajnë në këmbë partitë e tyre. Madje janë dhe garantët e vetëm të demokracinë.

Pakkush mund të verë bast nëse ky peisazh politik në vend me dy këmbë majtas e djathtas është fat, fatkeqësi apo fatalitet. Por secila nga zgjidhjet e kësaj trileme të trishtuar, e shfaqin demokracinë shqiptare si diçka të varur mes këtyre dy këmbëve në të majtë e të djathtë. Demokracia shqiptare shfaqet kështu si një send që dihet çfarë është, por nuk arrin dot të forcohet; si një send që të gjithë e dinë se ekziston, por që nuk është funksional dhe nuk bën as punën e “Nocit” dhe as hajrin e “Rokut”, siç thonë.

Next Post
Dosja “Gërdeci” ish-ministri Mediu kundër ekspertëve: Nuk i trajtoja municionet!

Dosja “Gërdeci” ish-ministri Mediu kundër ekspertëve: Nuk i trajtoja municionet!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    8 months ago

    Dy lëft, një rajt, dy majtas, një djathtas, ca në mes që as ngrenë e as ulin kandarin e zgjedhjeve, veçse janë aty sa për të kuptuar njerëzia, se deri ku arrin budallallëku dhe hajvanllëku njerëzor.
    Sa për atë, që partitç personifikohen me Shefat e tyre, kjo është mëse e vërtetë, por edhe ne, si gjithë bota po bëjmë.
    Shko ku të duash, NJËSHI mbizoteron nëpër logot e partive ne gjithëfarë zgjedhjesh që bëhen nëpër botë, ndaç në Europë, e ndaç në Amerikë.
    Kështu edhe ne, nuk kemi pse të mbetemi prapa tyre, boll ecëm në “gjurmët aterore” të modestisë , apo të sugjestionimit “gju më gju me popullin” për tu dukur sa më i lidhur me masat e gjera të.popullit e të dukesh ai që s’je, masovik, terma tashmë të dalë boje.
    Mendoj,që ju Lorenc, jeni akoma i indoktrinuar nga ketë terminologjirat e vjetra, të ngelura në mëndjen dhe shijen tuaj, edhe sot në posdiktaturë.
    Gjithsesi, një 80 vjeçar në të djathtë dhe një 60 vjeçar në të mëngjër, i kemi mrekulli.
    E bukura është se, tek ne, e djathta ka ide e platforma të së majtës, ndersa e majta, ka,ide e platforma të së djathtës, e ec e merri vesh, këtë çorbë politike e ideje të partive tona, “alla made in albania”…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In