• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama e Basha qesharakë, ateistë që bëjnë predikuesin”Nano: Vendosen në situata qesharake për votat

by Java News
05/06/2019 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara për të fituar vëmendjen e myslimanëve që në rrethana politike e elektorale janë edhe votues, i bën  politkanët shqiptarë qesharakë dhe butaforikë”. Është ky mendimi i drejtuesit të Provokacijas Mustafa Nano, i cili u bën apel që të shmangen nga situata të tilla duke qenë se ata nuk janë besimtarë, por ateistë.

“…. Po më pas kur ezani hesht, çfarë bëhet me poteren?

Ç’bëhet me flakadanët? Po për besimtarët kush mendon me respekt? … Megjithatë në sofrën e iftarit ka vend për të gjithë, edhe për hipokritët, për të cilët i shenjti Kuran dëshmon që janë kureshtarë…. Në Kuran vazhdojmë lexojmë, se “ka njerëz, që e marrin Zotin për dëshmitar të zemrës së tyre, por në të vërtetë janë ngatërrestarë dhe të pandreqshëm…”.

Lidhur me ta, Kurani porosit, “mos qentë e thënë t’i bësh më të voglin dëm myslimanit, por dhe kujtdo besimtari tjetër, klithma e të cilit prej arrogancës tënde vjen te unë pa dallim dhe vjen si të thuash gjithmonë një kohë kur e mira dhe e keqja që ecin bashkë krah për krah, duke iu fshehur njëra-tjetrës, përplasen. E mira, shpesh herë duket e dobët. E keqja rëndom duket e fortë, por në përplasjen mes tyre më shpesh triumfon e para sesa e dyta.” …

Kurani nuk i përjashton kundërshtarët, i nënkupton si pjesë e jetës por thotë luftoni, luftoni kundërshtarët, por pa dalë nga shtegu i Zotit. Mos u bëni faqezinj dhe bukëshkalë, se Zoti nuk i do bukëshkalët. Lufto pra vetë, fundja përgjegjës je vetëm për vetveten dhe sjelljen tënde dhe shtegu i Zotit për ata që s’besojnë është ai i arsyes. Zoti ndihmon këdo që në shtegun e arsyes kërkon ndihmë dhe i ndriçon arsyen kujtdo që atij i drejtohet pa i diktuar se çfarë duhet të besojë dhe kë duhet të besojë…..

Edi Rama

Mustafa Nano: Nuk di ku i ka parë Rama këto, më duket lexim konvenjent që Rama i bën Kuranit. Më duket se komunikonte jo me myslimanët si besimtarë, por si votues. Është një varg fjalësh që nuk lidhen me njëra-tjetrën nuk formojnë dot fjali.

Nuk është hera e parë që politikanët përpiqen të marrin rolin e predikatoret fetar. kjo nuk u shkon fare se të gjithë politikanët shqiptarë janë ateistë dhe gjithë predikimet i kanë dëngla fetare.

Rama është ateist, ashtu si Berisha e Basha, nuk kanë dhënë shenja për besimtarë dhe kur dëgjoj Ramën që predikon gjëra të tilla më vjen për të qeshur.

Dhe më pas nano sjell një tjetër fjalim të kreut të Partisë Demokratike, që sipas tij njësoj si fjala e Ramës është qesharake.

“Kjo kontratë e rrugës Milot-Balldre do të varroset. Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, do të shkoni para drejtësisë. BETOHEM PARA KISHËS SË LAÇIT se ju presin hekurat. Hajdutëri nuk do të lejojmë. Kompanitë e ndërtimit që janë përfshirë në këtë histori t’i thërrasin mendjes, se do t’iu konfiskojmë çdo qindarkë. Do t’i trajtojmë si bandë të organizuar, se nuk i kanë lënë gjë krimit të organizuar.

Harrojeni ju se do t’i lëmë njerëzit pa shkollë. Qindarkë për qindarkë do t’jua marrim paratë dhe do t’i kalbim në burg. Ndaj tërhiquni ju o oligarkë të babëzitur. Nuk e mbani dot gjallë kufomën e tij. Fundi i Tiranisë ka ardhur. BETOHEM PARA KISHËS SË LAÇIT”.

Lulzim Basha

Mustafa Nano: Për mua këto janë skena dhe fabula fantastike për të bërë estradë dhe unë do t’u bëja apel këtyre njerëzve që ta evitonin situatën kur vendosen në situata të tilla qesharake dhe butaforike.

g.kosovari

Next Post
Vangjeli: Dialogu Rama-Basha ishte si një shtatzëni e padëshirueshme, nuk i ndalon njerëzit të bëjnë dashuri

Vangjeli: Dialogu Rama-Basha ishte si një shtatzëni e padëshirueshme, nuk i ndalon njerëzit të bëjnë dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

January 31, 2026
Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

January 31, 2026
Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

January 31, 2026
Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

January 31, 2026
“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

January 31, 2026
21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

January 31, 2026
Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

January 31, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Tregtonte droga të forta dhe përplasi makinën e policisë në përpjekje për t’u larguar/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës

January 31, 2026
Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

January 31, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Berisha nuk u tregua dinjitoz për Shqipërinë

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In