Pas denoncimit se ishte kërcënuar, Rudina Hajdari e mori sërish fjalën ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se anuloi takimin me Presidentin e Maqedonisë, Pendarovski në 30 minutat e fundit.
“Më lejoni që të them dy fjalë para se të kaloj te zgjedhësit. Turp që Rama anuloi vizitën me Presidentin e Maqedonisë 30 minuta para se të zhvillohej.
Është e turpshme duke marrë parasysh që Maqedonia është një shtet aleat duke ecur me ne në rrugën drejt BE-së. Ky anulim takimi ishte një shfaqje e shëmtuar” tha ajo.
Pendarovski ishte në një vizitë zyrtare të shtunën në Tiranë.
/a.r