Gjatë konferencës për media, teksa shpjegoi vendimet e mbledhjes së qeverisë për kërkesat e studentëve, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe disa pyetjeve të gazetarëve.
Rama tha se nëse protestat e studentëve vazhdojnë edhe pas Paktit për Universitetin, ai do ta udhëheqë atë.
“Nuk ka nevojë për ndryshime në buxhet dhe fondi është i garantuar. Plani im është shumë i qartë, unë do udhëheq protestën e studentëve nëse vazhdojnë. Ju mund të qeshni, por do ta kap protestën shumë shpejt si gjithë të tjerat. Operacioni dhe reformat do shkojnë edhe më tej. Kemi nevojë për të bashkëpunuar për ta zbatuar atë”- tha Rama.
a.cupaj