• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Do të ndërtojmë rrugë alternative në kalanë e Gjirokastrës

by Java News
30/09/2018 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gjirokastra sot nuk është më pasuri e UNESCO-s në rrezik, por ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”. Kështu ka deklaruar nga Gjirokastra kryeministri Edi Rama, i pranishëm në aktivitetin e përfundimit të punimeve restauruese në Zonën e Pazarit Historik.

Rama deklaroi se investimet në Gjirokastër do të njohin vijimësi, duke theksuar se së shpejti do të nisë investimi i projektit që do të shmangë qarkullimin e automjeteve në këtë zonë. Ai evitoi të përmendë fjalën “by pass” duke e zëvendësuar atë me temin “rrugë alternative”.

“Gjirokastra është nxjerrë nga lista e rrezikut eminent të UNESCO-s. Gjirokastra është kthyer në qendër të vëmendjes së qeverisë për sa i përket trashëgimisë kulturore, ka parë investime në këto 5 vite më shumë sesa 20 e ca vite pararendëse së bashku. Sot nuk është më pasuri në rrezik, por ka hyrë në një fazë të re. Ky projekt është një kartëvizitë e kësaj faze të re. Sot turizmi nuk është më një dëshirë në Gjirokastër, por një shpresë reale e materializuar në rritjen shumë të konsiderueshme të numrit të turistëve dhe zgjerimin e mundësive të banorëve për të jetuar me turizmin. Mjafton të kemi parasysh shifrat.Në 2013 numëroheshin zyrtarisht 6000 vizitorë në kala, sot deri në shtator ka 80 mijë vizitorë, ndryshim i shumëfishtë. Në 2013 ishin vetëm 4 vende ku të kaloje natën në Gjirokastër, sot, janë shumë më tepër se kaq.

Ne do të vazhdojnë investimet, por njerëzit kanë filluar të shohin se po hapet një rrugë mundësish për gjithsecilin duke transformuar shtëpitë e tyre në bujtina, duke hedhur sytë në hapësirat rurale me tradita, histori, mundësi, natyrë të jashtëzakonshme. Kthimi i syve nga agro-turizmi mund të sjellë kalimin nga situatë mbijetese në situatë jetese normale. Turistët janë të shqetësuar nga automjetet në Pazar, pa llogaritur dëmin që shkaktojnë mbi investime. Së shpejti do të nisë investimi për rrugën alternative, ashtu sikundër besoj që shumë shpejt nuk mund të shohim rezultate konkrete të ndërhyrjeve edhe jashtë kufirit të qytetit”, tha Rama.

Restaurimi i ansamblit të Pazarit Karakteristik në Gjirokastër u nis dy vite më parë, në fund të shtatorit 2016. Projekti i plotë që përfshin mbështetje të vazhdueshme për bizneset dhe promovimin e zonës arrin vlerën e 3.5 milion dollarë dhe është një bashkëpunim i Bashkisë Gjirokastër, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Ministrinë e Kulturës dhe atë të Zhvillimit Urban.

Qafa e Pazarit e ndërtuar në shekullin e XIX ka qenë një nga më problematikët gjatë 25-viteve të fundit. Ajo i është nënshtruar tri restaurimeve që nga viti 2006, por pavarësisht shpenzimeve të shumta asnjëri nga projektet nuk ka ruajtur deri në fund vlerat e monumentit.

a.ç

Next Post
“Të gatshëm për luftë”, NATO çertifikon 1 mijë ushtarakë të FA

Foto/ Kush është ushtarakja nga Vlora që u çertifikua nga NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In