Kryeministri Edi Rama zbuloi sot detaje në mbledhjen e qeverisë sa i përket planeve për rehabilitimin pas tërmetit.
Shefi i qeverisë tha se në Kurbin do do të shemben pallatet e dëmtuara dhe do ndërtohet një lagje e re. Duke u ndalur te Durrësi, kryeministri zbuloi se qëllimi është ndërtimi i disa lagje të reja dhe në total bëhet fjalë për ngritjen e 10 mijë apartamenteve.
Sipas tij, Tirana dhe Durrësi do të ndriçohen për festat e fundvitit më shumë se herët e tjera. Rama tha se për këto investime nuk do të preket rritja ekonomike dhe populli. Ai shtoi se edhe në Tiranë do të ndërtohet një lagje e madhe dhe dy të vogla.
“Sot iki në Londër në Samitin e NATO-s dhe do të kërkoj ndihmë për tërmetin” – zbuloi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë.
/javanews/a.r










