• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

by Ben Andoni
15/01/2021 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e vogla opozitare, do ndiqnin këtë apo atë strategji. Në fakt, nuk po ndodh ashtu, ndërsa të gjithë satelitët e PD-së presin dhe testojnë çdo hap të Bashës, që do sjellë ofertat për ta (lexo kryetarët) në ditët në vazhdim. Duka, në treshen e Durrësit; Shehi në dhjetëshen e Tiranës; Dule në Vlorë e me radhë, janë lajme më të rëndësishme sesa ajo që ofrojnë vetë partitë e tyre. Ndërkohë për kryetarin e nderit të PD-së, Berisha, megjithë peshën e madhe ka bjerrje dhe kjo duket qartazi, tashmë kur ka pak më shumë zëra, që flasin për të. Megjithatë, janë pak e shumë pak, ata që flasin qartësisht për fytyrën e ardhshme të frontit opozitar. Qoftë dhe për Berishën.

Tek e fundit, pragmatizmi (lexo: interesi) është ideologjia e vetme e Opozitës. Rama, justifikimi i dukshëm i rokadës së pushtetit. Ndaj, të gjithë fushatat politike në Shqipëri nuk u bënë për idetë dhe risitë që do i sjellin të ardhmes apo modelet ekonomike por thjesht për heqjen e Nanos, Berishës, Ramës tani dhe pas tij, kryeministrit të radhës. Por, a po vdesin elektoratet e partive të vogla?! Përveç kryetarëve të tyre të cilët janë shfrytëzuar si emra për të zëvendësuar emrat e PD-së, të papërballueshëm për ta dhe vetë Bashën, si Topalli, Patosi, Bregu, Xhepa etj., ata kanë mbushur vargun e gjatë të opozitës me partiza, që në fakt thjesht e kanë gërvishtur Ramën.

Duke marrë parasysh skakierën shqiptare, shikohet qartë se elektoratet janë të polarizuara, ndërsa një pol i tretë e përbën LSI-ja, parti mirëfilli pragmatizmi, por që gjithsesi guxon. Kauzat e shumë partive drejtohen dhe bashkohen vetëm në një drejtim dhe kjo lidhet me heqjen e kryeministrit aktual Edi Rama. Në artikulimet e z.Basha ka pasur disa problematika dhe tryeza dhe për këtë duhet lavdëruar përveç një fakti, që shpesh nuk janë mbështetur me asistencën e duhur. Dhe, në këtë drejtim, partitë e vogla, përpos përpjekjes së madhe për t’ju qepur PD-së, kishin kohë ta ndihnin. Veçse, ato, i kanë humbur identitetet e tyre ideologjike prej kohësh, duke mos ndihur fillimisht elektoratet e tyre dhe e dyta duke mos i dhënë një dorë ndihme të madhe PD-së, që të vetmin argument bindës, për të vetët, ka zëvendësimin e Ramës. Ky i fundit, me dehjen e pushtetit por edhe me përfitimin nga gabimet dhe konfuzionin i këtij fronti, është duke fjetur mbi dafina, pasi deri më tani apatia dhe sidomos mungesa e duhur e njerëzve të ndryshimit e bëjnë të besoj se i është afruar mandatit të tretë.

Në të gjithë këtë qerthull, që në fakt, nuk është shumë i koklavitur, humbësi më i madh është zgjedhësi i thjeshtë shqiptar, ai që beson alternativat, por edhe që po ia fryjnë kokën me argumente programorë, ndërkohë që elektorati i tyre i vërtetë flet me mospraninë dhe numrat poshtë kryetarëve që as nuk ekzistojnë. Veçse, me zgjuarsinë e tij, ky publik do të dijë të zgjedhë, dhe urojmë që ta shkundë këtë konfigurim politik, i cili i ka zënë kaq keq frymën vendit. Me afrimin e zgjedhjeve, një gjë po kuptohet qartë se: opozitarët e sotëm janë thjesht pragmatistë. Dhe, ky është lajmi i keq, ndaj, Rama ende po fërkon duart i qetë. (Javanews)

 

 

Next Post
Lajm i mirë nga Shërbimi i Radioterapisë, 10-vjeçari fiton betejën me tumorin në sistemin nervor

Lajm i mirë nga Shërbimi i Radioterapisë, 10-vjeçari fiton betejën me tumorin në sistemin nervor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In