Nisma e Bashkisë së Tiranës, ajo e kafes me gjyshërit dhe gjyshet pensionistë, të cilët në disa lokale mund ta pinë kafen me 20 lekë, është ‘inspektuar’ sot nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Nismës i janë bashkuar një sërë lokalesh në kryeqytet ndërsa kryeministri dhe kreu i Bashkisë Tiranë kanë pirë një kafe me pensionistë pranë këndit të lojërave tek zona e Brrylit.
Gjatë bashkëbisedimit me pensionistët, kryeministri Edi Rama deklaroi se “Të moshuarit vëmendje e programit të rilindjes kombëtare”.
Kësaj nisme i janë bashkuar fillimisht një rrjet prej 100 lokalesh në gjithë kryeqytetin.