• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama dhe tepsia, akti i fundit

by Mentor Nazarko
20/06/2017 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Është krejt e qartë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpallur të ashtuquajturën ndarje të pushtetit, fuqisë ekonomike të shtetit midis partive politike, të ashtuquajtur partizim të pushtetit, si njerën ndër temat kryesore të fushatës së vet elektorale, sa kohë që merret më shumë me të. Ka shpikur temën tepsi, për të metaforizuar këtë ndarje tragjike të shtetit në principata, në drejtori, ku roli i kryeministrit është i kufizuar, ku reformat përthyhen, etj., etj. E ka përsosur shumë retorikën për vuajtjen më të madhe që ka patur gjatë mandatit të tij, dhe po e përdor këtë si një kartë motivuese të elektoratit të vet, por jo vetëm të tij.

Më në fund do t’i shporrim partitë e vogla nga administrimi i pushtetit, dhe do bëjmë shtet si duam ne-lë të nënkuptuar ai. Për ta përsosur metaforën, për të justifikuar marrëveshjen me Bashën, por dhe për t’u afirmuar si një lider mbarëkombëtar, i një partie përtej të majtës dhe të djathtës, Rama po përdor brenda fushatës dhe flamurët kuqezi, bluzat kuqezi, etj. Në lëvrimin e kësaj retorike që e ka përsosur rrugës, Rama përpiqet të ngjajë koherent me idetë që ka hedhur dhe katër vjet më parë: njerëzit korruptojnë dhe sistemin, ndaj duhet të reformojmë sistemin.

Në këtë linjë Rama e ndërtoi dhe ligjërimin e tij në emisionin “Të paekspozuarit”, linjë që i mori kohën kryesore të emisionit. Dhe Rama në eksperiencat e veta të mëparshme si kryetar bashkie ngjan i besueshëm: njëri nga motivet e sherrit me Metën në 2006 ka qenë pikërisht ai për ndarjen e administratës së bashkisë së Tiranës në kuota partish. Rama ndërtoi një administratë meritore në bashki, ku për shembull kishte një administrator që vinte nga partia e Ballit Kombëtar, drejtorë që vinin nga Partia Demokratike, nga jashtë vendit, por shumë pak nga Partia Socialiste.

Dhe gjatë gjithë kohës që ka qenë kryeministër, Ramës i është dashur të funksionojë me një ligj të administratës publike që është forcuar shumë duke e pamundësuar dhe rritur koston e partizimit të administratës. I kornizuar nga ky ligj, Rama ka vuajtur sistematikisht presionet e partisë së vet, të partive aleate, me të cilat ka negociuar vetë, ka negociuar ekipi i vet, Taulant Balla, etj. Ka vuajtur mungesën e pushtetit të tij në ministritë e drejtuara nga LSI-ja, mungesën e koordinimit mes ministrive, etj., etj. Është lodhur për të kaluar reforma të caktuara duke dhënë drejtorira të ndryshme, por tani nuk don të lodhet më. Pretendon se ka bërë reforma, por ka pranuar dhe parimin e tepsisë që i ka krijuar kosto. Për këtë kërkon dhe ndjesë.

Dhe deri këtu është i besueshëm.
Por që të jetë më i besueshëm në luftën kundër partizimit të shtetit, në përpjekjen për të na bindur se don të ndërtojë një sistem shtetëror modern, Rama duhet të na bindë për diçka tjetër.

A ka ndërmend ai një kuadër ligjor, kushtetues, që ta pengojë partizimin? Si do garantohemi ne, që shteti nuk do të bjerë në duart e PS-së, apo partisë fituese, pra që nuk do të jetë njëngjyrësh? Është e vërtetë që partitë e vogla kanë rol negativ në disa aspekte, por ama ato kanë luajtur rol ekuilibrues, madje dhe të vetë kryeministrit. Nëse e ka ndërmend këtë kuadër ligjor, ai duhet ta bëjë publik të paktën në parimet e tij kryesore. Fushata mbase nuk është momenti më i mirë për të hyrë në detaje, por parimet duhet të bëhen publike.
Që të krijohet sistemi shtetëror, administrata publike moderne, e pavarur në një shtet si ky yni, i vogël, me lidhje farefisnore, tribale, fuqi partiake kaq të madhe, nuk mjafton vetëm ky kuadër ligjor dhe kushtetues. Duhet ndërruar mentaliteti. Imagjinoni, Greqia shtet anëtar i BE-së, ende nuk e ka përmbyllur këtë proces. Si do bëhet ky shndërrim?

Por reforma do duhet të shtrihet dhe në administrimin e procesit zgjedhor që sot është tërësisht partiak. Ne nuk po e dëgjojmë Ramën të propozojë ndryshime në këtë plan.
Për t’i bërë të gjitha këto, megjithatë edhe sikur Rama të fitojë shumicën e vendeve në parlament, do duhet konsensus. A e ka paraprakisht Rama konsensusin e partisë më të madhe të opozitës, e cila dhe ajo nga ana e vet është e mërzitur me partizimin e shtetit, si duket nga sinkronizimi i sulmeve PS-PD ndaj LSI-së dhe PDIU-së?

Nëse po, ky konsensus është themelor për ta ngritur sistemin shtetëror modern. Nëse jo, atëherë rrezikojmë të biem në një monopartitizëm shtetëror. Pra që administrata, me gjithë garancitë për ruajtjen e vendit të punës, ofruar nga ligji ekzistues, prapëseprapë rrezikon të bjerë në një ngjyrë të vetme. Dhe qasja kundër partizimit duhet të jetë tërësore: dhe në procesin zgjedhor, mediat, biznesin, apo kudo ku partitë fusin feçkën e tyre. Dhe ky premtim i Ramës ka shansin e fundit për t’u realizuar. Lufta e tij ndaj tepsisë, nëse është serioze, është akti i fundit. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. /Konica.al

Next Post
Filip Shtjefni, i njohur si  ‘Tony Montana’ në burg për “Shfrytëzim prostitucioni”

Filip Shtjefni, i njohur si ‘Tony Montana' në burg për “Shfrytëzim prostitucioni”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com