• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama dhe Qeveria e tij rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë

by Lutfi Dervishi
02/07/2022 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish sekretarit amerikan të Mbrojtjes, të ndjerit Donald Rumsfeld!

Rumsfeld i hodhi një vështrim zhbirues gazetarit. Heshti disa sekonda. Buzëqeshi “tinëzisht”. Heshti sërish dhe u përgjigj:

pyetje tjetër?

Le të mendojmë një çast nëse do të ndiqej në Shtëpinë e Bardhë, modeli që po krijohet në Shqipëri ku për pyetjet e sikletshme që i drejtohen ministrave përgjigjet kryeministri!

Me këtë standart, duhet të ndërhynte Presidenti Bush dhe t’i thoshte gazetarit, që të kalonte në riedukim tre muaj?!

As në skenarin e Portokallisë nuk imagjinohet qe aktori që kaq bukur luante kryeministrin t’i thoshte gazetarit: tre muaj riedukim!

Ne fakt sa “ndëshkon” gazetarët me tre muaj riedukim – kryeministri bën mirë të trajnojë ministrat dhe zyrtarët e tij të lartë si t’i përgjigjen pyetjeve të vështira sepse nuk mund të ndodhet kryeministri kudo ku gazetarët bëjnë pyetje.

Për shembull nëse ish drejtori i përgjithshëm i policisë bashke me prokurorin në ngjarjen tragjike të Elbasanit katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit kaluar, do të ishin trainuar nuk kishin pse të gënjenin publikisht, por mund të thonin: “nuk komentojmë çështje në hetim”! Kështu edhe ish drejtori nuk do të jepte me vonë “dorëheqjen” dhe shumë gjëra mund të ishin më ndryshe!

Por të “kthehemi te “riedukimi”, fjalë që nuk e ka më as fjalori gjuhës shqipe!

(Në revolucionin kulturor kinez, riedukimi=kangfu xunglian! Gjatë kangfu xunglian shkrimtarët e gazetarët dërgoheshin në kooperativa për të plehëruar arat me kova të mbushura me fekale).Nëse gazetari riedukohet – nuk ka me gazetari! Në një vend ku është vrarë gazetaria, por kanë mbetur gjallë disa gazetarë kurajoz kjo do të ishte goditje fatale!

Liria e medias është e sanksionuar në kushtetutë! Madje edhe po të shkosh te kanuni i Lek Dukagjinit: “fjala nuk bën mort”! Liria e medias është dhe liria e gazetarit për të gabuar!

Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, kanë më pak të drejta se qytetarët e zakonshëm për privaci!

Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, e kanë detyrim t’u përgjigjen pyetjeve sfiduese të gazetarëve qofshin këto edhe me tone sarkastike!

Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, nuk duhet t’i shmangen pyetjeve sfiduese të gazetarëve!

Një gazetar, thotë Milan Kundera, nuk është ai që bën pyetje, por ai që ka të drejtën e shenjtë për të kërkuar një përgjigje!

Dhe rasti i fundit i gazetarit Klevin Muka është rasti tipik i pyetjes që meriton përgjigje! Është pyetje me interes publik dhe jo pyetje interesante për publikun siç e paraqiti kryeministri!

Nuk është vetëm mungesa e trainimit që po nxjerr keq ministrat para gazetarëve!

Paaftësia për të dhënë përgjigje dhe duhet ndihma kryeministrit për të qetësuar situatën  vjen edhe për tri arsye të tjera:

1-Nga “gazetare” që lexojnë pyetjet e dhëna nga ai/ajo që përgjigjet ose “gazetarë” që bëjnë pyetje të tipit: “çfarë mund të na thoni për vizitën tuaj shumë të suksesshme…”

2-Nga mungesa e solidaritetit mes gazetarëve! Nëse çdo reporter tjetër i pranishëm do të përsëriste pyetjen që nuk mori përgjigje, asnjë zyrtar, qoftë ky edhe kryeministri nuk do të guxonte të bullizonte më gazetarët!

Nëse gazetarët do të bojkotojnë konferencën e shtypit, çdokush do të përgatitej më mirë para se të përballej me pyetjet e gazetarëve!

3-Nga mungesa e kontaktit me gazetarë për shkak të rrjeteve sociale, ku më shumë se informacion rrjedh propagandë!

Lajmësi nuk ka faj, thuhet në kanun! Dhe nëse faji nuk kërkohet te lajmësi, për riedukim në vend të gazetarit duhet të shkojnë ministrat!

235 vjet më parë Xheferson preferonte “më mirë gazetat pa qeveri sesa një qeveri pa gazeta!”

Një qeveri pa gazetarë, që bëjnë pyetje sfiduese, rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë!

Detyra e medias është të bëjë atë që bëri vajza e vogël te përralla e Andersenit: ti thotë publikut se mbreti është lakuriq-! Nëse qeveria mendon se është detyrë e medias t’i veshë rrobat mbretit atëherë “është më keq se krim, është gabim”

Next Post
VIDEO/ “Deri sa të jem gjallë, unë ty do të vras!”. Plas keq mes tyre, si nisi sherri mes Stresit dhe reperit të njohur që përfundoi në gjakosje

VIDEO/ “Deri sa të jem gjallë, unë ty do të vras!”. Plas keq mes tyre, si nisi sherri mes Stresit dhe reperit të njohur që përfundoi në gjakosje

Comments 1

  1. PRoShi says:
    4 years ago

    O Lyto, gazetar pa studio , por që të kanë bërë pjesë në një copëzës portali që në çdo muaj bën nga një shkrim që të egzistosh, që pak ose aspak e lexojnë. Sepse je i lexueshëm që në emër.
    Për ç’gazetarë bën fjalë, a e ke menduar njëherë?
    Ata vërtet mund të kenë një diplomë të tillë por e ushtrojnë atë jo për të respektuar emrin e tyre, por të pronarit që i paguan në të zezë.
    Shumica e gazetarëve, përfshirë dhe ty kanë sindromën e Stokolmit. Pra çfaqin mëshirën karshi atij që i paguan dhe që i trajton si Kavje për interesat e tij.
    Rama këtu vetëm sa ja u ve në dukje që të heqin rrobë e stokolmit e të kenë frymën e tyre të lirë. Por ti je brenda shpellës të Platonit, ku do ta kuptosh se çështë liria?.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

January 1, 2026
‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

January 1, 2026
Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

January 1, 2026
Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com